Panairi ndërkombëtar IFA 2025, që do të mbahet në Berlin nga 5 deri më 9 shtator, pritet të sjellë një valë të re produktesh dhe teknologjish që do të përcaktojnë të ardhmen e elektronikës së konsumit dhe inovacionit digjital. Geek Room dhe Neptun do të jenë të pranishëm në këtë event gjatë datave 5-6 shtator, për t’ju treguar nga afër të gjitha produktet inovatore që do të prezantohen gjatë këtij eventi.
Kompanitë më të mëdha të botës në fushën e teknologjisë do të shpalosin risitë e tyre, duke përfshirë pajisje të fuqizuara nga inteligjenca artificiale, ekrane të gjeneratës së re dhe koncepte të guximshme që synojnë të ndryshojnë mënyrën se si ne përdorim teknologjinë.
Samsung dhe televizori Micro RGB

Një nga risitë më të përfolura vjen nga Samsung, e cila do të prezantojë televizorin e ri Micro RGB TV, tashmë i disponueshëm në Korenë e Jugut dhe së shpejti edhe në SHBA. Ky ekran premton ngjyra më të pastra dhe kontrast të pakrahasueshëm, duke shfrytëzuar teknologjinë MicroLED. Përveç kësaj, Samsung do të ekspozojë edhe një gamë pajisjesh shtëpiake të fuqizuara nga AI, të cilat do të mundësojnë një përvojë më të personalizuar dhe efikasitet më të lartë në përdorim.
Lenovo dhe laptopi me ekran që rrotullohet
Një tjetër surprizë pritet nga Lenovo, me projektin eksperimental “Project Pivo”, një laptop me ekran OLED 14 inç që rrotullohet nga horizontalisht në vertikalisht. Ky është një inovacion i parë në llojin e tij për laptopët, duke ofruar fleksibilitet të madh për programuesit, dizajnerët dhe profesionistët që punojnë me përmbajtje të ndryshme. Së bashku me të, Lenovo mund të prezantojë edhe konceptin “Project Ballet”, një mbajtëse laptopi e fuqizuar nga AI që përshtatet me pozicionin e përdoruesit për ergonomi më të mirë.
HUTT – Robot për pastrimin e dritareve
Si pjesë e zgjidhjeve të reja smart për shtëpinë, kompania prezanton një robot pastrimi dritaresh inteligjent, i zhvilluar me teknologji të avancuara si algoritmet AI, bazë mobile pa tela dhe sistem absorbimi i trefishtë për mbështetje më të fortë dhe siguri gjatë veprimit në sipërfaqet e lëmuara.
DJI – Zgjidhje të reja për krijuesit

Osmo 360: Kamera e parë 360° me sensor 1 inç dhe video native 8K me pikselë të mëdhenj 2.4μm, që garanton fleksibilitet maksimal në prodhimin e përmbajtjes.
DJI Mic 3: Mikrofon wireless i lehtë dhe me performancë të lartë, me mundësi 4 transmetues dhe 8 marrës, timecode, dhe rezistencë të dyfishtë ndaj interferencave.
Gjithashtu përfshihet linja e plotë e dronëve si Mavic 4 Pro, Avata 2, Air 3S, Flip, Neo, dhe Mini 4 Pro, si dhe stabilizues si RS 4 Mini, RS 4 Pro, Ronin 4D dhe sistemi transmetues SDR Transmission për filmime profesionale.
Tendencat e reja në teknologji
Përveç gjigantëve të njohur, në IFA 2025 do të ekspozohen edhe pajisje të tjera që tregojnë drejtimin e së ardhmes: televizorë të palosshëm, kufje dhe altoparlantë të zgjuar me gjenerata të reja të asistentëve AI, pajisje për shtëpi të mençura që mësojnë zakonet e përdoruesve, si dhe robotë të vegjël ndihmës për kuzhinë dhe kujdesin në shtëpi.

- Valve Steam Deck 2: Konsola e re handheld me GPU AMD të përmirësuar dhe ekran me rezolucion të lartë, i dedikuar lojtarëve në lëvizje.
- Meta/Oculus Quest 4: Set VR me teknologji mixed reality, përvoja të përmirësuara dhe mbështetje për gjurmimin e dorës.
- Withings Beam: Pajisje për shëndetin personal që monitoron pulsin, aktivitetin dhe gjumin, dhe jep sugjerime për shëndet përmes AI.
- L’Oréal Perso 2.0: Teknologji beauty-tech që analizon lëkurën dhe ofron formulime individuale bazuar në AI.
- Roborock S8 Pro Ultra: Robot pastrimi me bazë self-cleaning dhe njohje të objekteve, për pak ndërhyrje njerëzore.
- Sony Aibo ERS-1000: Kthim i qenit robotik me inteligjencë artificiale që mëson nga sjellja e përdoruesit dhe ofron shoqëri reaguese