Më mbi 316,000 raste të konfirmuara dhe 13,500 jetë të humbura në të gjithë botën, Covid-19 duket se ka gjunjëzuar shtete të tëra midis të cilave Italia me 53,000 raste të konfirmuara.
Kompanitë më të fuqishme farmaceutike janë gjithashtu në luftë me kohën për të gjetur një kurë efektive. Rastet e suksesshem lidhen shpesh me ilaçe egzistuese efektiviteti i të cilave nuk është zyrtarizuar jashtë laboratoreve apo pak rasteve testimesh në pacientë.
Prej katër ditësh në mediat ndërkombëtare po qarkullon një lajm i ardhur nga Japonia të cilët çdo ditë e më shumë po konfirmojnë suksesin e Avigan (Favipiravir), krijuar nga një firmë farmaceutike në pronësi të Fujifilm Holdings. Ilaçi i përdorur deri tani kundër gripit të rëndë po përmireson gjendjen e pacientëve me Covid-19 brenda katër ditësh.
Sipas NASDAQ, 91% e personva të cilët kanë marrë këtë ilaç në Wuhan dhe Shenzhen panë një përmirësim të funksionimit të mushkërive të tyre. I njëjti burim gjithashtu thekson se Avigan po jepet vetëm nga mjekët për pacientët në gjendje të rëndë.
Japan Times njofton gjithashtu se prej një muaji ilaçi po testohet në disa spitale në Japoni. Firma farmaceutike kineze Zhejiang Hisun Pharmaceutical Co. do të nisi prodhimin në mase të një ilaçi me formulë të njëjtë me Avigan, bazuar në marrëveshjen e fimrosur me Fujifilm në 2016.
Sipas Bloomberg, Avigan arrin të japi rezultate një javë më parë se ilaçi kundër HIV që po përdoret në masë nga mjekët.
“Avigan ka një shkallë të lartë sigurie dhe është qartësisht efektiv në trajtim,” shprehet për The Guardian Zhang Xinmin, zyrtar në Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë.
“Ne duam të bëjmë gjithçka mundemi nëse Avigan mund të ndihmojë sa më parë në fundin e përhapjes së virusit,” u shpreh për Financial Times Junji Okada, president i Fujifilm Toyama Chemical. Sipas këtij aritkulli, ilaçi nuk mund të përdoret në rastet e një gripi të lehtë dhe për këtë arsye ai nuk del në treg pa miratimin e ministrisë përkatëse në Japoni e cila vendos në raste të veçanta për shitje.
Sipas mjekëve, Avigan ka shumë efekte anësore nëse merret pa arsye dhe pa udhëzimin e mjekut. Një kategori shumë e rrezikuar nga përdorimi i tij janë gratë shtatëzena.
Ilaçi duket të jetë i fortë por rezultatet pozitive për kurimin e Covid-19 mund të jenë një dritë shprese se fundi i pandemisë është afër.
Dhe ne këtë shpresojme të shohim sa më parë. / geekroom.al