Pandemia Covid-19 përparon, e bashkë me të edhe keqinformimi, informacione të cilat çojnë në panik dhe mund të rezultojnë edhe në raste fatale.
Institucioni kryesor ku mund të referohemi të gjithë mbetet sigurisht Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) e cila deri tani ka pasur akses të pakursyer në çdo rrjet social e në çdo media.
Por pavarsisht se ekziston edhe një faqe web, WHO ka vendosur që ta bëjë dhënien e informacionit edhe më praktike duke vënë në dispozicion një bot në WhatsApp.
Lajmi u bë i ditur nga vetë organizata nga një post në Twitter, ku publikohet kontakti zyrtar.
Ja se si mund ta aktivizosh:
– Kliko këtu për tu bashkuar me WHO në WhatsApp
ose
– Regjistro numrin +41 79 893 18 92 në kontakte dhe shkruaj HELLO me mesazh
WHO do të përgjigjet për një sërë çështjesh si, numrat aktualë në botë, këshilla dhe fakte, mite rreth Covid-19, këshilla për udhëtime dhe lajmet më të fundit nga vetë organizata.
Kështu nëse të duhet mendimi i ekspertëve mos pyet shokun por vetë ekspertët e WHO me një mesazh në WhatsApp.