Pak kohë më parë në Geek Room kemi folur për mundësinë e një iPhone 9, ndërsa sot kjo mundësi është fakt.
Është Jon Prosser i cili përmes një tweet ka konfirmuar se prodhimi në masë tashmë ka filluar duke konfirmuar se edhe faza e testimit ka kaluar me sukes.
iPhone 9 has just entered mass production.
?????
— Jon Prosser (@jon_prosser) March 18, 2020
Ajo çka kemi grumbulluar deri tani nga informacione të tjera më parë na bën të besojmë se iPhone 9 do të ketë:
– 2 versione (9 dhe 9 Plus): 4.7 dhe 5.5 inch
– Ekran LCD me kornizë si tek iPhone 8
– Home Button me Touch ID
– Procesor A13 Bionic (i njëjtë me iPhone 11)
– Apple Pay dhe NFC
Të gjitha detaje që e bëjnë një aparat joshës për njerëz që nuk duan të shpenzojnë shumë.
Sa për datën e publikimit zërat e parë flisnin për muajin mars, por dje sapo u prezantua iPad Pro. Data tjetër ngelet qershori gjatë WWDC por edhe ajo është datë goxha e largët për një aparat i cili ka hyrë në prodhim. Ndaj mbetet të presim një surprizë në mes të prillit dhe majit.