May 30, 2020

Apple surprizon të gjithë me iPad Pro 2020

Vlerëso këtë lajm
(1 Vote)
Apple surprizon të gjithë me iPad Pro 2020

Apple prezanton iPad Pro të ri, me çmim $799 ose $949 në varësi të madhësisë së ekranit dhe memories.

Të dyja produket duken të njëjtë me paraardhësit por proçesori dhe seti i kamerave është totalisht diçka tjetër. Proçesori i ri quhet A12Z Bionic dhe Apple nuk ngurron ta quajë më të fuqishëm se shumica e laptopëve Windows. Duke pretenduar gjithashtu 10 orë bateri.

Seti i kamerave është i njëjtë me atë të iPhone 11 Pro. 2 sensorët e parë janë të njëjtët ndërsa i treti është një sensor LIDAR i aftë për të njohur format 3D, i cili do të përdoret për AR dhe skanim thellësie.

Dhe së fundmi një tastierë e re e cila jo vetëm i jep suport, por e ngre edhe më lart iPadin sipas dëshirës. Magic Keyboard mbi të gjitha ka një trackpad i cili funksionon tamam si kursor, është i ndriçuar dhe ka suport për USB-C.

iPad Pro 2020 është i disponueshëm që tani dhe do të fillojë dërgesat në 25 Mars. Sa i përket tastierës e cila kushton $299 dhe $349 dërgesat fillojnë në maj.

 

Wednesday, 18 March 2020 17:36 Last modified on Wednesday, 18 March 2020 17:48

Geek Room on Instagram