Sipas një raportimi të ri, Sony po përgatit një version të ri të dorezës DualSense për PlayStation 5, me një përmirësim të shumëpritur: jetëgjatësi më e madhe e baterisë. Që nga prezantimi i PS5, DualSense ka sjellë risira të dukshme krahasuar me kontrollorët e mëparshëm DualShock, por një problem i vazhdueshëm ka qenë jetëgjatësia e kufizuar e baterisë – një çështje që u përkeqësua me teknologjinë e shtuar të dorezës së re.
Raportimi vjen nga YouTuberi dhe “insider”-i i PlayStation, Detective Seeds, i cili nuk ka një histori të përsosur në saktësi, por ka pasur të dhëna të sakta më parë. Sipas tij, modeli i ri i DualSense do të dalë në vitin 2026 dhe do të ofrojë një përmirësim të ndjeshëm në jetëgjatësinë e baterisë. Megjithatë, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme teknike dhe nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të tjera përveç baterisë.

Raportimi sugjeron se ky nuk do të jetë një variant krejtësisht i ri, por më shumë një version i përmirësuar i DualShock ekzistues që do ta zëvendësojë atë standard. Deri më tani, nuk ka konfirmim zyrtar nga Sony dhe nuk pritet ndonjë deklaratë në të afërt. Për këtë arsye, informacioni duhet marrë me rezervë, pasi gjithçka mbetet e pasigurt dhe mund të ndryshojë.
Përmirësimi i jetëgjatësisë së baterisë mund të përmirësojë ndjeshëm përvojën e lojës pa kompromentuar veçoritë inovative të dorezës.