Rreziku nga pandemia është absolutisht i madh, por nga ana tjetër në ditët e sotme kur informacioni lëviz me shpejtësi nga njëri cep i botës në tjetrin, një tjetër rrezik është po ashtu i madh: infodemia.
Lajmet e rreme dhe keq-informimi shkaktojnë pafund probleme në popullatë, nga përhapja e panikut deri tek rreziku për jetën. Për këtë problematikë kanë bashkuar forcat gjigandët e internetit: Google, Facebook, Reddit, Microsoft, LinkedIn, Twitter dhe YouTube.
Bashkëpunimi u deklarua në një post në Twitter në profilin e Facebook Newsroom:
Joint Industry Statement from @Facebook, @google, @LinkedIn, @Microsoft, @reddit, @Twitter and @YouTube https://t.co/8H1XVFt2N0 pic.twitter.com/GGJdX7mFKb
— Facebook Newsroom (@fbnewsroom) March 17, 2020
Duke nisur nga ndalimi i reklamave për produkte sanitare të domosdoshme në këtë moment të cilat arrijnë çmime marramendëse, deri tek çensurimi dhe roli aktiv për çdo gjë që ka lidhje me Covid-19.
Këto platforma do të çensurojnë çdo post i cili shpërndan informacion të gabuar në lidhje me Covid-19, pre e të cilave kanë rënë edhe disa postime të Trump.
Gjithashtu edhe metodat alternative për luftën ndaj virusit, të cilat vënë në rrezik jetën e ndjekësve, do të ndalohen.
Organizate Botërore e Shëndetësisë do të marrë gjithë hapësirën që i duhet në këto platforma, njëkohësisht edhe vetë kompanitë do të shfaqin vazhdimisht materiale sensibilizuese, rikujtuese për kujdesin maksimal që situata kërkon.