Algoritmet janë sigurisht ato të cilat permirësojnë kontentin dhe materialet të cilat ngarkohen, por çensura dhe përzgjedhja e kontentit nuk është tërësisht automatike ndaj kompani të mëdha punësojnë “moderatorë” të cilët filtrojnë materialet dhe menaxhojnë mbarëvajtjen e tyre. Ato zakonisht merren me video të cilat kanë probleme me terrorizmin, nuditetin apo shkelje të tjera etike.
Një kompani e madhe është tashmë edhe TikTok e cila gjithashtu ka moderatorët e saj, të cilëve së fundmi i kanë dalë në shesh disa memo, udhëzime, nga ana e kompanisë të cilat dis-favorizojnë video që kanë në to:
– njerëz me autizëm, Down, apo shenja në fytyrë.
– njerëz me aftësi të kufizuara, apo probleme në fytyrë si shenja lindjeje, tik nervor etj.
– njerëz me forma trupore jashtë normales, të shëndoshë, apo shumë të dobët.
Për më tepër ka pasur edhe udhëzime të cilat kërkojnë disfavorizimin e videove të xhiruara në zona të varfra, rurale, apo shtëpi jo të mira.
Në këtë mënyrë TikTok kërkon të marrë të drejtën e të përcaktuarit se cilët meritojnë vemendje dhe cilët jo. Një skandal i cili tregon se sa lehtë pushteti mund të përdoret për qëllime të gabuara, në këtë rast diskriminimi. Ajo çfarë është më shqetësuese është fakti se TikTok është relativisht applikacioni më i përdorur nga gjenerata e re, dhe të shohësh se në çfarë ambienti po rriten është padyshim alarmante.
Kompania mëmë e TikTok, ByteDance nuk ka reaguar ende. Presim në ditët në vazhdim.