U bë shekuj që presim dhe çdo informacion sado i vogël qoftë, është ushqim për zemrat e të gjithë fansave të GTA.
Rockstar së fundmi ka shtuar një DLC tek kategoria e racing të GTA V e cila duket se ngjan me Mexico dhe Florida.
Harta e kësaj piste ngjason goxha me hartën e vërtetë të ketyre vendeve duke hedhur akoma më shumë dyshime asaj çka diskutohet prej kohësh tashmë: GTA 6 do të zhvillohet në Vice City, qyteti imagjinar i bazuar në Miami, Florida.
Megjithatë Rockstar refuzon të japë detaje të mëtejshme.
Deri tani dimë se përveç Vice City, loja ka mundësi të zhvillohet edhe diku jashtë Sh.B.A, në Amerikën e Jugut. Gjithashtu qarkullojnë zëra se ndoshta loja do të ketë për herë të parë një karakter lider femër.
Data e lançimit është akoma e paditur por mendohet të dalë diku në 2022.