Huawei ka njoftuar tashmë 26 Marsin si datën zyrtare të prezantimit të flagshipit P40.
Por edhe pse duhen 10 ditë nga eventi, leak-eri Evan Blass ka publikuar një foto zyrtare me të gjithë linjën zyrtare të ngjyrave dhe versioneve të Huawei P40.
Sipas tij 3 do të jenë versionet, duke filluar me standartin P40 i cili do të vijë me 3 sensorë kamerash kryesore: 52MP, 42MP Ultra-Wide dhe një tjetër të aftë për 3x zoom.
I dyti do të jetë, P40 Pro me të njëjtin set kamerash por sensori i fundit do të jetë 5x zoom.
Versioni më i kushtueshëm do të tjetë P40 Pro Premium Edition, i cili do të ketë 5 sensorë camera në pjesën e pasme, detajet nuk janë bërë të ditura akoma.
Silver, Gold, Black, Blue dhe Breathing Crystal do të jenë ngjyrat zyrtare për të gjithë ndryshim përbën Premium Edition i cili do të jetë i gdhendur në qeramikë.