Asgjë zyrtare nga vetë Samsung, por leaks ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe, qoftë për performancën por edhe për detajet e designit. Dikush mori përsipër detyrën ti bashkonte këto të dhëna, të ruante estetikën e Samsung dhe të krijonte një imazh dixhital të Note 20 dhe voila:
Ajo çfarë po sheh është një render i krijuar nga një render artist mjaft i njohur, Jermaine Smit, dhe çfarë shohim na pëlqen!
Pjesa frontale duket e njëjtë me paraardhësit e vet por kornizat janë bërë më të holla. Duket se formacioni elitë i kamerave që u panë tek S20 do të trashëgohet edhe këtu dhe jo, për fat të keq nuk do të ketë një jack për kufjet me fije.
Për më tepër, Note 20 do të vijë me një S Pen edhe më të përmirësuar, një ekran të ri (këtu për më shumë) dhe opsione në memorie për të bërë një hap më shumë sesa linja S.
Oh dhe për fansat e vjetër të Note, karta microSD pritet gjithashtu të rikthehet këtë edicion.
Një kafshë pune me memorie të menaxhueshme fizikisht?
Ku duhet të firmos?
—–
Geek Room të fton të shohësh: