Nëse ka diçka për cilën të gjithë biem dakort kur vjen fjala për Samsung, ajo është super ekranet, të cilat përdoren masivisht edhe nga kompani të tjera, përfshirë Apple.
Në 2008 Samsung prezantoi për herë të parë AMOLED, më pas me rregullime të ndryshme si Super AMOLED dhe, së fundmi tek S10, Dynamic AMOLED.
Pra nuk do të ishte e çuditshme të mendojmë se kompania do që të vazhdojë ta mbajë këtë fron.
Dhe në fakt prodhuesi gjigand i smartphonëve mund të jetë duke kurdisur diçka të cilën po mundohet gjithësesi ta mbajë të fshehtë.
Në 6 Mars Samsung Electronics ka firmosur një patentë tek US Patent and Trademark Office, nën përshkrimin shkurt: “Ekran për Smartphone”.
Blogu LesGoDigital i cili e zbuloi këtë ngjarje spekulon se duke qënë se patenta është regjistruar nga Samsung Electonics, dhe jo nga Samsung Display, duhet të jetë një lloj i ri ekrani.
Nëse ndoshta me pak fat ia hedhim COVID-19 mund ta shohim edhe tek Galaxy Note 20 i cili pritet të dalë për disa muaj.
————
Geek Room të fton të shohësh: