E ndërsa presim lajme për Switch, Nintendo vazhdon të surprizojë me idetë kreative dhe inovative. Pas bashkëpunimit me Levi’s (kliko këtu për më shumë), lëvizja e radhës është goxha largpamëse.
Lego të stilizuara ka pasur gjithmonë, nga Star Wars tek Harry Potter, Marvel, Ghostbusters, Batman e pafund të tjera. Koleksion me formuese tek të cilat mund edhe të krijosh histori të caktuara, të luash si të duash mjafton të kesh fantazi.
Por nuk jemi shumë të bindur nëse bota e Lego do të jetë e njëjta pas Nintendo Super Mario Theme. Format nuk janë thjesht formuese plastike me temën e personazhit të famshëm të viteve 90, ato janë të pajisura me NFC dhe mini ekrane analog me funksione bazë. Në rast kontakti me njëra tjetrën blloqet do të shfaqin simbole tregues për numrin e monedhave, jetëve e deri tek fitorja.
Për të pasur kështu një eksperiencë interaktive përgjatë niveleve të ndryshëm të lojës.
Një video lojë e sjellë në jetë e kanë quajtur të dyja kompanitë të cilat premtojnë argëtm ndryshe për të gjithë fëmijët, dhe jo vetëm.
Mendohet të dalin në treg në fund të këtij viti, akoma asgjë për çmimet dhe detaje të tjera.