Drejt e në fëmijëri godet lajmi i radhës.
Nintendo dhe Levi’s bashkëpunojnë për të sjellë një koleksion veshjesh që nuk e dinim se na mungonte!
Më konkretisht bëhet fjalë për një linjë veshjesh të tematizuara sipas Super Mario. Kishte kohë që pritej si lëvizje por vetëm mëngjesin e djeshëm kompanitë kanë lancuar imazhet e para se si do të duken veshjet.
Paliçeta, xhaketa dhe veshje të tjera të cilat do të mbajnë simbolet karakteristike të Super Mario World.
Happy #MAR10Day. Collaboration coming 04.01. pic.twitter.com/vk4H9UWQNs
— Levi’s® (@LEVIS) March 10, 2020
Foto jo zyrtare kanë kohë që qarkullojnë në rrjet por vetëm dje Levi’s postoi në twitter fotot e para së bashku me datën 1 Prill të lancimit.
Shpresojmë shumë që të mos jetë gënjeshtër sepse thjesht hidhu një sy, duken super cool.