Teknologjia është një mjet, një asistent në jetën e përditshme që duhet ta përdorim ne dhe jo e kundërta. Sidomos në vitet e fundit, zhvillimi i shpejtë teknologjik ka ndikuar në çdo aspekt të jetës sonë. Nga makinat elektrike dhe smartphonet, te aplikacionet që na ndihmojnë të ushqehemi më mirë, të ushtrohemi rregullisht, apo të bëjmë zgjedhje më të shëndetshme në vend të zakoneve të vjetra.
Teknologjia është gjithnjë e më pranë, por mënyra si e përdorim varet nga ne. Sot ju tregojmë për mënyrat se si mund ta zotërosh teknologjinë në jetën tende. Që nga përzgjedhja e përmbajtjes që ndjek në rrjetet sociale, te përdorimi i pajisjeve smart në shtëpi apo në zyrë, gjithmonë duke pasur parasysh privatësinë, mirëqenien dhe sigurinë tënde dhe të të tjerëve përreth.
Bëj një pushim nga rrjetet sociale
Menaxhimi i kohës në internet është thelbësor. Shumë aplikacione të njohura, të cilat numërojnë miliarda përdorues anembanë globit, sot të japin mundësinë të vendosësh një limit ditor për qëndrimin në rrjetet sociale. Kjo të ndihmon të jesh më i vetëdijshëm për kohën që shpenzon online. Gjithashtu, opsionet si “Sleep Mode” ose “Do Not Disturb” mund të përshtaten sipas orareve të tua, për të shmangur njoftimet gjatë natës, duke i dhënë prioritet gjumit dhe qetësisë që të duhet për të nisur ditën e nesërme.

Krijo një ambient që të ndihmon
Pajisjet smart janë tashmë pjesë e jetës sonë, edhe në shtëpi apo zyrë. Me ndihmën e tyre, mund të rregullosh ndriçimin, temperaturën apo volumin direkt nga aplikacioni. Ndërkohë, një ambient i qetë dhe i përshtatur sipas nevojave të tua të ndihmon të ndihesh më mirë dhe të përqendrohesh, qoftë kur pushon, qoftë kur punon.
Zgjedhje të zgjuara, teknologji e zgjuar
Një tjetër shembull i teknologjisë në funksion të zgjedhjeve më të zgjuara janë edhe produktet me ngrohje, një alternativë me risk të reduktuar në krahasim me metodat tradicionale të konsumit. Këto pajisje kanë arritur në një nivel të avancuar zhvillimi, me funksione të thjeshta për përdoruesit, por shumë praktike.

Në këtë evolucion, IQOS prezanton pajisjet më të reja IQOS ILUMA I dhe IQOS ILUMA I Prime për përdoruesit e rritur në Shqipëri, si një alternativë më pak e dëmshme në krahasim me vazhdimin e pirjes së duhanit. ILUMA I sjell një përvojë të re përmes dy risive kryesore: ekrani LED me prekje, që ofron kontroll më të plotë dhe funksioni “pause”, që i jep përdoruesit fleksibilitetin për ta përdorur kur dhe si dëshiron.
Si një smartphone që të kujton kur duhet të ndalosh, edhe këto pajisje të japin mundësinë për të bërë një pauzë dhe për të pasur kontroll mbi momentin tënd.