Adobe ka prezantuar një aplikacion të ri për kontrollimin manual të kamerave në iPhone të quajtur Project Indigo, i krijuar nga Adobe Labs dhe i disponueshëm falas për modelet iPhone 12 Pro e më të rinj, me funksionalitet më të mirë në iPhone 15 Pro ose më të fundit. Një nga krijuesit e tij është Marc Levoy, ekspert i fotografisë kompjuterike, i njohur për punën e tij në kamerat Pixel të Google.
Në vend që të kapë një foto të vetme, Indigo realizon disa foto në seri dhe i kombinon për të krijuar një imazh me cilësi të lartë, pak zhurmë dhe dinamikë të lartë, duke synuar të japë një pamje natyrale, si DSLR. Aplikacioni ofron gjithashtu kontroll manual të fokusit, kohës së ekspozimit, ISO-së dhe white balance.

Një postim nga Levoy dhe Florian Kainz, shkencëtar i lartë në Adobe, shpjegon më në detaje teknologjinë që qëndron pas Indigo, duke diskutuar pse kamerat e telefonave janë të mira, si funksionon fotografia kompjuterike dhe si arrijnë të prodhojnë imazhe natyrale. Aty përmenden edhe përmirësime të ardhshme si heqja e reflektimeve, modaliteti portret, filmimi me video, dhe një version për Android.

Sipas Levoy dhe Kainz, ky është fillimi i udhëtimit të Adobe drejt një eksperience të integruar të fotografisë dhe redaktimit në celular, duke shfrytëzuar përparimet më të fundit në AI dhe fotografi kompjuterike. Indigo synon si përdoruesit e thjeshtë që duan foto cilësore, ashtu edhe fotografët më të përparuar që kërkojnë kontroll të plotë dhe cilësi maksimale.