Rrjedhjet e informacionit jo gjithmmonë mund të merren për bazë e megjithatë kur vetë kompania hesht nuk na ngelet veçse të aludojme.
Së fundmi ka qarkulluar në internet një tabelë të dhënash për të shumëpriturin PlayStation 5, të cilat nëse janë të vërteta e bëjnë këtë console shumë herë më të fuqishme se Xbox Series X.
13.3TF Custom RDNA 2 GPU @ 1.7GHz me 60 Compute Units
AMD Zen2 8 core @ 3.4 GHz (Sony po punon ta rrisi në 3.7GHz)
RAM 16GB GDDR6 + 4GB DDR4
SSD @ 5.5GB/S @ 1TB
RT i dedikuar dhe 3D Audio
$499.00
Cilësi të cilat duken si të dala nga ëndrrat. Ndër të tjera mendohet që Sony do të prezantojë ndonjë formë të “Full digital backward compatibility” opsion që do të lejojë lidhje me consolet e vjetra duke vënë në dispozicion një librari me mijra tituj që në lancim, gjë e rralle për consolet.
Do ishte parajsë por edhe një herë janë vetëm zëra asgje e sigurt.
Leva e kontrollit do të ketë “haptic feedback” të përmirësuar, një matës të rrahjeve të zemrës dhe një mikrofon.
Dhe së fundi: Teraflops, vetë kompania ka konfirmuar që do të ketë 12 Teraflops.
Jo vetëm më e fuqishme se Xbox por PS5 mund të jetë console ideal.
UPDATE: Microsoft sapo ka konfirmuar një konferencë me titull “Xbox Series X + Project xCloud = New Chapter in Gaming” për 18 mars, në 19:30