Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: Çfarë është InsectIntel, startup-i që fitoi 50.000 euro në ACT NOW 2025?
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Çfarë është InsectIntel, startup-i që fitoi 50.000 euro në ACT NOW 2025?
Tech

Çfarë është InsectIntel, startup-i që fitoi 50.000 euro në ACT NOW 2025?

Last updated: 2 Qershor, 2025 12:20 pm
Ndaj
6 Min lexim

Në një mbrëmje të ngarkuar me energji inovative dhe konkurrencë të fortë, një startup shqiptar arriti të ngjallë vëmendjen e jurisë dhe publikut në ACT NOW 2025. InsectIntel, i krijuar nga sipërmarrësi Endri Dhaskali, rrëmbeu çmimin e madh prej 50.000 euro, duke u pozicionuar si një nga iniciativat më premtuese në fushën e agroteknologjisë. Në një treg ku aplikacionet dhe shërbimet digjitale dominojnë narrativën, InsectIntel vjen me një ofertë krejt tjetër, një zgjidhje konkrete për një problem të përditshëm të fermerëve: menaxhimi i insekteve dëmtuese.

Contents
  • Çfarë është InsectIntel?
  • Kush është pas kësaj ideje?
  • Si u shpall fitues në ACT NOW 2025?
  • InsectIntel në Plug and Play
  • E ardhmja e InsectIntel nuk ndalet në Shqipëri
  • Bujqësia inteligjente në Shqipëri: një revolucion i heshtur?

Çfarë është InsectIntel?

InsectIntel është një sistem inteligjent i krijuar për të ndihmuar fermerët të mbrojnë të korrat përmes teknologjisë së avancuar. Pajisja funksionon si një kurth digjital që identifikon në kohë reale insektet e dëmshme përmes kamerave të integruara me inteligjencë artificiale. Të gjitha të dhënat transmetohen në një platformë të centralizuar, një dashboard intuitiv dhe i personalizueshëm, që i ofron fermerëve informacion të saktë për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta mbi ndërhyrjet që duhet të bëjnë në arë.

Ideja për këtë teknologji, siç tregon vetë themeluesi për Geek Room, lindi nga një boshllëk i dukshëm në terren: “Po sikur t’i japim fermerëve sy në arë, 24/7?” Një ide e thjeshtë në pamje të parë, por sfidat e para ishin të mëdha, që nga ndërlidhja e harduerit me softuerin, deri te funksionimi në kushte ku mungojnë edhe gjërat bazike si energjia elektrike ose lidhja stabile me internetin.

Përkundër këtyre sfidave, impakti i parë në terren ka qenë premtues. Deri tani janë instaluar dhjetë pajisje në ferma të ndryshme në Shqipëri dhe, sipas Endrit, feedback-u nga fermerët ka qenë pozitiv dhe shpesh emocional.

Njëri prej tyre më tha: ‘Është si të kem kamera në serrë që më njoftojnë menjëherë nëse ndodh diçka. Nuk jam më në errësirë.’ Pikërisht këtë duam të ndërtojmë, një sistem që nuk i lë fermerët në pritje të dëmit, por u jep siguri në kohë reale.

Kush është pas kësaj ideje?

InsectIntel është themeluar nga Endri Dhaskali, një sipërmarrës shqiptar me përvojë në teknologji dhe një vizion të qartë mbi nevojën për modernizim të bujqësisë. Rrugëtimi i tij nisi me ndërtimin e një prototipi të thjeshtë që u testua në ferma lokale, duke u shndërruar më pas në një sistem funksional të mbështetur nga teknologji të zhvilluara in-house. Endri e përshkruan këtë rrugëtim si një përzierje të pasionit për teknologjinë me ndjeshmërinë ndaj realitetit të fshatit shqiptar, ku puna e një sezoni të tërë mund të shkatërrohet nga një invazion i padukshëm.

Si u shpall fitues në ACT NOW 2025?

InsectIntel konkurroi mes gjashtë finalistëve të përzgjedhur në edicionin e sivjetshëm të ACT NOW, të cilët prezantuan zgjidhjet e tyre përpara një audience prej investitorësh, institucioneve dhe aktorëve ndërkombëtarë. Fituesi u shpall në ceremoninë përmbyllëse më 30 maj, duke u vlerësuar për mënyrën si teknologjia e AI dhe vizioni praktik bashkëjetojnë në një produkt konkret, me ndikim të menjëhershëm. Për Endrin, momenti i fitores ishte kulmimi i një pune shumëvjeçare:

Ishte një validim për të gjitha netët pa gjumë, orët në kod dhe testet në fusha të baltosura. M’u duk sikur jo vetëm fitoi ideja, por edhe vetë vizioni që Shqipëria mund të prodhojë zgjidhje me ndikim global.

InsectIntel në Plug and Play

InsectIntel është gjithashtu pjesë e edicionit të parë të Plug and Play Accelerator në Shqipëri, një program i organizuar në bashkëpunim me AADF, Bashkinë Tiranë, IDEMIA dhe Piramidën Tiranë. Ky hap e vendos InsectIntel në një rrjet global të startup-eve dhe investitorëve, duke i ofruar akses në mentorim ndërkombëtar, partneritete të reja dhe mundësi për zgjerim jashtë kufijve.

Të jesh pjesë e Plug and Play është si të kalosh nga ‘garage mode’ në ‘launch mode’. Na ka detyruar të mendojmë më strategjikisht, jo thjesht si një zgjidhje teknike, por si një biznes që mund të rritet dhe të eksportojë impakt.

E ardhmja e InsectIntel nuk ndalet në Shqipëri

Startup-i po përgatitet për të hyrë në tregje si Franca, Italia, Greqia dhe Spanja, vende ku kushtet klimatike dhe sfidat në bujqësi janë të ngjashme me ato të rajonit tonë.

Tregu i bujqësisë është global, por sfidat janë lokale. Ne besojmë se InsectIntel mund të bëhet një teknologji që përshtatet sipas çdo rajoni, një lloj franchise e bujqësisë inteligjente.

Nga ana teknologjike, gjithçka është zhvilluar nga vetë ekipi. Pajisja është një sistem IoT që funksionon me energji diellore, kap dhe identifikon insektet përmes një kombinimi të algoritmeve të personalizuara dhe vizionit kompjuterik. Në fund të zinxhirit është dashboard-i, që përpunon të dhënat në kohë reale dhe u jep fermerëve analiza dhe rekomandime.

Bujqësia inteligjente në Shqipëri: një revolucion i heshtur?

Endri Dhaskali e përfytyron të ardhmen e bujqësisë shqiptare si një simbiozë të domosdoshme midis traditës dhe teknologjisë. Shqipëria ka tokë pjellore dhe njerëz punëtorë, por shpesh i mungon informacioni. Me mjete si InsectIntel, dronë dhe analiza të avancuara të të dhënave, ai beson se bujqësia shqiptare mund të kalojë nga një sektor i pasigurt në një burim të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik.

E ardhmja është precision agriculture dhe ne jemi gati ta udhëheqim këtë revolucion.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Video-gjeneruesi i fuqizuar nga inteligjenca artificiale, Veo 3, shokon botën me videot tepër realiste që krijon
Tjetra ACT NOW 2025 përmbyllet me sukses: një hap përpara drejt Shqipërisë digjitale

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Kjo freskuese 1mm është projektuar për të ftohur procesorin e smartphone-ve

20 Gusht, 2024
Tech

Amazon dhe Hyundai nisin një partneritet të gjërë strategjik, duke përfshirë këtu dhe shitjen e makinave në platformë nga 2024

17 Nëntor, 2023
Tech

Huawei publikon performancën e qendrueshme të biznesit

29 Prill, 2021
Tech

Kujdes nga mesazhet që ju vijnë “nga personat publikë”!

24 Qershor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?