Kompania austriake Noctua, e njohur për sistemet e saj të ftohjes si ventilatorë dhe heatsink për CPU, ka hyrë në një partneritet të pazakontë me prodhuesin korean Pulsar Gaming Gears. Ata kanë arritur në integrojnë një ventilator 4×4 cm (1.57 x 1.57 inç) brenda mouse-it të tyre të zhvilluar specifikisht për gamers – një ide që do të prezantohet në panairin Computex në Taipei, Tajvan.

Pulsar thotë se Noctua njihet për performancën “e jashtëzakonshme” të ventilatorëve të saj, ndërsa lojtarët – sidomos ata që luajnë në nivele konkurruese – djersiten shumë gjatë ndeshjeve. Kështu, për të përmirësuar rehatinë dhe për të shmangur djerësitjen, ata kanë integruar një ventilator të vogël në mouse-in ekzistues Feinmann F01.
Feinmann F01 është një mouse ultra i lehtë prej vetëm 46g, me veçori të avancuara si 8,000Hz polling rate, sensor 32,000 DPI dhe një karikues të shpejtë. Me ventilatorin e Noctua-s, mouse-i i ri pritet të mbajë duart e lojtarëve të freskëta gjatë përdorimit intensiv.

Sipas përdoruesve që e kanë provuar në Computex, mouse-i ndjehet komod dhe rrjedha e ajrit ndihmon vërtet në freskimin e pëllëmbëve. Megjithatë, ventilatori shton peshën totale në 65g dhe ndikon në jetëgjatësinë e baterisë, e cila tani parashikohet të jetë rreth 10-11 orë – ndjeshëm më pak se ajo e mouse të zakonshëm modernë që zgjasin me qindra orë.
Produkti aktualisht është ende në fazë prototipi, kështu që specifikat mund të ndryshojnë. Duke marrë parasysh që modeli bazë Feinmann F01 kushton $180, varianti me ventilator pritet të kushtojë edhe më shumë.