“Felt cute might delete later” nga captionet më të përdorura e cila çoi edhe në krijimin e posteve të përkohëshme. E prezantuar fillimisht nga Snapchat.
Funksion kaq i suksesshem i cili ndërroi totalisht mënyrën se si e përdorim Instagram-in. E për pasojë nuk ngeli rrjet social pa e integruar në platformën e tij.
I vetmi që dukej se po i rezistonte tundimit ishte Twitter. Rezistencë të cilës i erdhi fundi.
Twitter stories më në fund mbërritën, dhe quhen “Fleets”. Kjo platformë e dimë mirë që fotot apo videot nuk janë fokusi kryesor, përkundrazi janë tekstet, statuset ndaj edhe kontenti i Fleets do të jetë kryesisht tekstet, të cilat do të zhduken automatikisht pas 24 orëve.
Për momentin është në fazë testi në Brazil, nëse rezulton e suksesshme do të përhapet nëpër botë së shpejti.
Instagram, Facebook, Whatsapp madje edhe Youtube e tani edhe Twitter!
Oh dhe meqë ra fjala edhe për Spotify dhe LinkedIn seç po qarkullojnë fjalë për “Stories”.