Samsung Galaxy S20 ka filluar të mbërrijë në duart e atyre që i porositën, së bashku me përmirësimet hardware dhe software.
Nga këto të fundit një funksion na paska shpëtuar të gjithëve pa u vënë re, tashmë alarmi i orës Samsung ka Spotify të integruar në të. Çka do të thotë se nuk do të kesh pse të limitohesh me arkivën e vetë aparatit apo të shkarkosh mp3 dhe ti paracaktosh. Mjafton ti japësh akses orës së Samsungut tek llogaria jote Spotify, dhe zgjidh cfarë të duash.
Opsionet përfshijnë edhe playlista të paracaktuara, nga këngët e dëgjuara së fundmi playlista e palestres apo liqenit deri tek podcastet e preferuara.
Thënë kjo, alarmi i orës së Google e ka pasur prej kohësh këtë funksion, aplikacion të cilin mund ta shkarkosh në çdo kohe.