Honor ka prezantuar serinë e re të telefonave të rangut të mesëm, 400 series, I cili ofron një mori shërbimesh për kategorinë e smartphone-ve. Ndryshe nga tendencat e mëparshme, kamera kryesore mbresëlënëse 200 megapiksel bashkëpunon me inteligjencën artificiale për të përmirësuar cilësinë e fotove.
Modeli 400 5G dhe 400 Pro 5G vijnë me një sensor të prodhuar nga Samsung (1/1.4-inch), me stabilizim optik dhe elektronik të imazhit, si dhe kamera shtesë: 12MP ultra-wide/macro dhe 50MP për selfie. Vetëm Pro përfshin edhe një kamerë telefoto 50MP për zmadhim më të mirë.

Këto telefona dallohen për funksionet AI: heqin njerëzit e padëshiruar në sfond, simulojnë stile filmike, heqin reflektimet nga xhami dhe zgjerojnë skajet e fotove pas shkrepjes. Disa nga këto veçori mund të kërkojnë abonim, por kjo nuk është sqaruar ende.

Në aspektin teknik, 400 Pro ka procesorin Snapdragon 8 Gen 3, 16GB RAM dhe bateri 5300mAh, me ekran AMOLED 6.7 inç, 120Hz dhe ndriçim deri në 5000 nits.
Nga ana tjetër 400 5G përdor Snapdragon 7 Gen 3, ka 8GB RAM, ekran 6.55 inç 120Hz, dhe të dy modelet përfitojnë nga optimizimi AI për performancë më të qëndrueshme.

Çmimet nisin nga €800 për 400 Pro 5G dhe €500 për 400 5G, me versionin 512GB për €550. Ekziston edhe një variant “Lite” për €300, por pa specifika të shpallura ende. Telefonat janë në shitje në Evropë dhe Britani, por nuk ka njoftim për ShBA.
Honor ka premtuar 6 vite përditësime Android, dhe Android 16 do të vijë deri në fund të vitit.