Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    3 mënyra të zgjuara për të përdorur teknologjinë në favorin tënd
    27 Qershor, 2025
    Dell prezanton linjën e re Premium që do të zëvendësoje modelet XPS
    27 Qershor, 2025
    Xiaomi futet në tregun e syzeve inteligjente duke sfiduar drejtpërdrejt Ray-Ban Meta
    27 Qershor, 2025
    “Dritëhijet e botës dixhitale- Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
    26 Qershor, 2025
    Etiketat për produktet elektronike në BE tregojnë se cilët janë performuesit më të mirë në treg
    25 Qershor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Galaxy S26 Ultra do të ndryshojë mënyrën e përdorimit të S Pen
    27 Qershor, 2025
    Zbulohen detajet e reja në lidhje me iPhone Fold
    27 Qershor, 2025
    I palosshëm dhe plot stil: Njihuni me Galaxy Z Flip6, aksesorin e verës tuaj
    26 Qershor, 2025
    Këto do të jenë 3 ngjyrat në të cilat Samsung Galaxy Z Fold 7 do të vijë
    26 Qershor, 2025
    Samsung po përgatit procesorin Snapdragon 8 Elite 2 që është me të vërtetë i dedikuar për Galaxy S26
    26 Qershor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Meta do të mundësojë përmbledhjen  e mesazheve përmes AI në WhatsApp
    27 Qershor, 2025
    Putin urdhëron krijimin e një rivali të WhatsApp të mbështetur nga shteti rus
    26 Qershor, 2025
    TikTok rikthehet për përdoruesit në Shqipëri
    26 Qershor, 2025
    Adobe prezanton një aplikacion që ofron kontroll të plotë mbi kamerat në iPhone
    20 Qershor, 2025
    Gjeneruesi AI i Adobe, Firefly, vjen në Android dhe iOS
    19 Qershor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Kjo bojë “djersit” për të mbajtur të freskët shtëpinë tuaj
    17 Qershor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë qarkun e ri plotësisht të riciklueshëm që mund të zgjidhë problemin e mbetjeve elektronike
    4 Qershor, 2025
    Tatuazhi elektronik mund të monitorojë ngarkesën mendore tek punonjësit
    31 Maj, 2025
    Shkencëtarët krijojnë lentet e kontaktit që mundësojnë shikimin në errësirë, madje dhe me sytë mbyllur
    23 Maj, 2025
    Parashikimet e shkencëtarëve për shkatërrimin e universit ishin të gabuara – mund të ndodhë shumë më shpejt
    14 Maj, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Qeveria japoneze publikoi një hartë në Minecraft që tregon në detaje qendrën më të madhe në botë të kontrollit të përmbytjeve
    18 Qershor, 2025
    Nintendo Switch 2 vendos rekorde të reja duke shitur 3.5 milionë njësi globalisht në 4 ditët e para pas prezantimit
    12 Qershor, 2025
    Xiaomi SU7 Ultra do të vijë në Grand Turismo 7
    8 Qershor, 2025
    Netflix do të prodhojë një serial të animuar mbështetur në historinë e Clash of Clans
    22 Maj, 2025
    Nintendo zgjedh Samsung për prodhimin e procesorëve të Switch 2
    21 Maj, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Volvo Cars prezanton për herë të parë në botë rripin e sigurimit multi adaptiv me Volvo EX60
    27 Qershor, 2025
    BYD po teston bateritë në gjendje të ngurtë në modelin Seal që do të ofrojë autonomi deri në mbi 1,800 km
    21 Qershor, 2025
    Bateria për makina elektrike që karikohet plotësisht në 18 sekonda merr dritën jeshile për prodhim në masë
    18 Qershor, 2025
    Gomat inteligjente të Pirelli do të raportojnë “shëndetin” e rrugëve
    17 Qershor, 2025
    Elon Musk tregon se robotaksitë do të jenë gati për të transportuar pasagjerët e parë në datën 22 qershor
    12 Qershor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Mektrin Marine, standardi i ri i luksit detar në Shqipëri
    27 Qershor, 2025
    Nisin hetimet për mosdeklarim ndaj 100 individëve shqiptarë të cilët përfituan më tepër se 33 milionë euro nga rrjetet sociale
    25 Qershor, 2025
    Turbulencat ajrore mund të shtohen për shkak të ndryshimeve klimatike
    25 Qershor, 2025
    CEO i Telegram po planifikon t’ia trashëgojë pasurinë 100+ fëmijëve të tij
    21 Qershor, 2025
    Sekreti i verës? Një app që të shpërblen për çdo lëvizje!
    20 Qershor, 2025
Search
Duke lexuar: Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë ndërkombëtarë vijnë në Shqipëri për ACT NOW 2025
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë ndërkombëtarë vijnë në Shqipëri për ACT NOW 2025
Tech

Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë ndërkombëtarë vijnë në Shqipëri për ACT NOW 2025

Last updated: 20 Maj, 2025 5:52 pm
Ndaj
6 Min lexim

Teksa ACT NOW ka ndezur motorrët që premtojnë për një event të madh këtë fund maji në Tiranë, janë zbuluar disa informacione lidhur me atë që pritet të ndodhë më tej, duke zbuluar emrat e folësve si edhe procesin e realizuar deri më tani mbi përzgjedhjen e aplikantëve për çmimet.

Ndërkohë që pritet të zbulohen ende emra të rinj, janë publikuar disa nga folësit që do të ngjiten në skenë gjatë konferencës së 30 majit, për të ndarë me audiencën përshtypjet e tyre dhe parashikimet mbi trendet dhe tematikat më të përfolura si Inteligjenca Artificiale dhe Siguria Kibernetike: “Quantum-ready world”, “Digital Trust in the Age of Deepfakes”, “The Next Era of Secure Access and Identity”,  “Startups & Scaleups” e shumë të tjera. Folësit, si përfaqësues të kompanive lidere në industrinë teknologjike që po udhëheqin revolucionin digjital, do të ndajnë gjithashtu vizionin dhe pikëpamjet e tyre për dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Ata do të analizojnë se si e shohin të ardhmen përballë kërcënimeve kibernetike në rritje, zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale, si dhe sfidave që lidhen me inovacionin dhe qëndrueshmërinë.

Në skenën e ACT NOW do të ngjiten Kozeta Garrett dhe Onur Koc nga Microsoft, Diana Fernandez nga Oracle, Petar Markota nga Check Point, Vladimir Vuković nga SuperMicro, Jelena Milošević dhe Nina Lozo nga IBM, Eric Piroux nga Entrust e të tjerë që do të bëhen të ditur në vijim.

Mes të ftuarve do të jenë prezentë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore në një panel diskutimi për të ndarë pikëpamjet e tyre mbi të ardhmen e Shqipërisë Digjitale.

Konferenca do të përmbyllet nga një bisedë mes përfaqësuesve nga Bordi Drejtues i ACTI-it dhe Anëtarë të ACTI-t, të cilët me vizionin e tyre si themelues të këtij këshilli dhe të kësaj iniciative synojnë të hapin një kapitull të ri për rrugën e Shqipërisë drejt Programit të Europës Digjitale.

Mbrëmja e dates 30 maj është e rezervuar për darkën Gala të ndarjes së çmimeve, ku aplikantët e përzgjedhur do të kenë mundësi të prezantojnë zgjdhjet e tyre përpara jurisë që do të përzgjedhë fituesin e çmimit të madh ACT NOW Grand Prize, të përbërë nga: znj. Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, z. Sokol Duma, Zëvendës Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Mirlinda Karçanaj Drejtoreshë e Përgjithshme e AKSHI, z. Igli Tafa Drejtor i Përgjithshëm i AKSK, z. Josh Miekley, Human- Centered Strategist, z. Aleksandër Biberaj, Drejtues i Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit, dhe znj. Leonora Kusari, Drejtuese dhe Koordinatore Rajonale BIP, SME F&D në BERZH.

ACT NOW 2025 priti 72 aplikime tejet cilësore dhe konkurruese, të cilat u paraqitën për tri prej çmimeve: Grand Prize, Youth Prize dhe Cyber Drill Prize. Aktualisht, këto aplikime po i nënshtrohen një procesi rigoroz vlerësimi nga juria, me qëllim përzgjedhjen e iniciativave inovative dhe me impakt.

Juria e ACT NOW 2025 u mblodh më 14 Maj për të diskutuar rreth kritereve të vlerësimit dhe për të përcaktuar procesin e përzgjedhjes së listës të kandidatëve për çmimin e madh, i cili do të shpërblejë fituesin me një shumë prej 50,000 eurosh. Juria do të realizojë takime të ardhshme për të përgatitur dhe publikuar listën finale të 10 aplikantëve për Grand Prize, mes dhjetëra aplikimesh cilësore, të cilët do të prezantojnë zgjidhjet e tyre përpara jurisë më datë 26 maj, moment që do të përcaktojë përzgjidhen e 6 startupeve finale që do të jenë pjesë e mbrëmjes Gala të ndarjes së çmimeve. 6 startupet e përzgjedhura do të kenë mundësi të shpërfaqin vlerat e tyre me të pranishmit gjatë prezantimeve, ku një prej tyre do të shpallet fitues i çmimit të madh ACT NOW Grand Prize. Do të vlerësohen gjithashtu projekti më i mirë rinor dhe fituesi i Sfidës «Cyber Drill».

Eventi Gala i mbrëmjes së 30 majit, ka rezervuar edhe nje panel të veçantë me investitorë duke sjellë në qendër të vëmendjes fuqinë që qëndron pas kapitalit. Paneli do të mirëpresë investitorë nga rajoni e bota si si: znj. Eli Zhabevska nga South Central Ventures, z. Keo Sar nga Dream VC, znj. Maria Carolina Romero si Business Angel, znj. Maaike Doyer nga Epic Angels, z. Vuk Lau i Silicon Gardens dhe z. Ardian Hoxha nga Keiretsu Forum Southeast Europe.

ACT NOW 2025 do të jetë arena që do të bashkojë ata që ndajnë të njëjtin vizion për teknologjinë inovacionin dhe të ardhmen, në një event ekskluziv në Tiranë, që pritet të jehojë edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Versioni kinez i GPS, “Beidou”, po përdoret mbi 1 trilion herë në ditë
Tjetra Innovation Hub te Piramida, HUBitati i teknologjisë dhe inovacionit

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
sunnyhillfestival
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Volvo Cars prezanton për herë të parë në botë rripin e sigurimit multi adaptiv me Volvo EX60
Cars
27 Qershor, 2025
3 mënyra të zgjuara për të përdorur teknologjinë në favorin tënd
Tech
27 Qershor, 2025
Mektrin Marine, standardi i ri i luksit detar në Shqipëri
Entertainment
27 Qershor, 2025
Meta do të mundësojë përmbledhjen  e mesazheve përmes AI në WhatsApp
Apps
27 Qershor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Telekom Srbija hyn në fazën e dytë të tenderit për blerjen e IPKO-s

7 Korrik, 2020
Tech

Facebook ka plane për teknologji të leximit të mendjes

20 Dhjetor, 2020
Tech

Kjo teknikë e re mund të zbulojë Alzhaimer vetëm përmes një skanimi me rezonancë magnetike

23 Qershor, 2022
Tech

CEO i Google Cloud motivon ekipin e tij për sa i përket sfidës në sektorin e AI chatbot: “Loja nuk përfundon asnjëherë në minutën e parë”

4 Mars, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?