Një tjetër fold phone është pranë lançimit. Microsoft Surface Duo, i cili për kompaninë nuk është një smartphone por një tablet, pritet prej kohësh të hy në konkurencë me Samsung, Huawei dhe të tjera produkte fold.
Sipas një postimi në Twitter të WalkingCat, Surface Duo mund të hapet lehtazi për të parë njoftimet më kryesore ose i plotë për të parë thirrjen që po ju vjen.
— WalkingCat (@h0x0d) February 26, 2020
Për momentin produkti është në duart e zhvilluesve për të mundësuar përshtatjen e aplikacioneve për ekranin e Surface Duo i cili do të operojë me Android 10.
Nga ana tjetër Microsoft po punon për krijimin e Surface Neo, më i madh në përmasa dhe me sistem Windows 10x.
Të dy produktet pritet të prezantohen në fund të 2020.