Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, ku teknologjia është bërë pjesë integrale e jetës sonë të përditshme, seria e re Samsung Galaxy S25 sjell një revolucion të vërtetë në përdorimin e Inteligjencës Artificiale. Me Galaxy AI të integruar në çdo aspekt të telefonit – nga kamera dhe komunikimi te menaxhimi i përmbajtjes dhe baterisë – përdoruesit përjetojnë një eksperiencë më të zgjuar, më efikase dhe të personalizuar.
Ndryshe nga veçoritë tradicionale të AI që funksionojnë në mënyrë të izoluar, Samsung ka ndërtuar një ekosistem të plotë inteligjent, i cili njeh dhe përshtatet me nevojat tuaja në kohë reale. Me One UI 7, Galaxy S25 nuk është thjesht një pajisje – është një asistent personal i fuqizuar nga AI, i cili e njeh kontekstin e përdorimit tuaj dhe ofron zgjidhje të përshtatura për çdo situatë.

Privatësia në fokus: Inteligjencë Artificiale që ju mbron
Përtej të gjitha veçorive dhe inovacionit, Samsung ka zgjidhjen ideale për një nga shqetësimet kryesore në epokën digjitale: privatësia e të dhënave. Interneti me larmishmërinë e tij përmban edhe shumë rreziqe, ndërsa të dhënat tona gjithmonë e më shumë hidhen në rrjet apo qarkullojnë në pajisje të ndryshme digjitale. Samsung i kushton një rëndësi të veçantë mbrojtjes së të dhënave duke zhvilluar teknologji revolucionare me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.
Në epokën e Inteligjencës Artificiale, ku çdo veprim lë gjurmë, Galaxy S25 është ndërtuar për të garantuar që të dhënat tuaja të qëndrojnë vetëm për ju. Në zemër të kësaj sigurie qëndron Personal Data Engine, një sistem i avancuar që analizon të dhënat tuaja lokalisht në pajisje, për të ofruar përvoja të personalizuara pa kompromentuar privatësinë. Qoftë kërkimi i fotove me gjuhë natyrale apo sugjerimet e përditshme të Now Brief në ekranin e kyçjes – çdo veçori është menduar me transparencë dhe mbrojtje të plotë.

Të gjitha këto ruhen brenda Knox Vault, teknologjia lider në industrinë e mbrojtjes së të dhënave, ndërsa për të garantuar sigurinë edhe në të ardhmen, Galaxy S25 vjen me kriptografi post-kuantike – një mburojë kundër kërcënimeve të avancuara që mund të shfaqen me zhvillimin e llogaritjes kuantike.
Për më tepër, One UI 7 ka prezantuar një shtresë të fortifikuar sigurie, me veçori të reja si mbrojtje kundër vjedhjes, kufizime maksimale të aksesit, dhe monitorim të gjendjes së sigurisë përmes Knox Matrix, në të gjithë ekosistemin tuaj Samsung.

Promocion ekskluziv për zgjedhje të zgjuara
Nëse kërkon një telefon që kombinon teknologjinë më të fundit me siguri të pakrahasueshme, Galaxy S25 është zgjedhja ideale – dhe tani, kjo zgjedhje vjen me shpërblime të jashtëzakonshme! Promocioni zgjat deri në 4 maj, prandaj duhet të nxitoni.
Me blerjen e një Galaxy S25, S25+ ose S25 Ultra, automatikisht kualifikohesh për një short ekskluziv, ku mund të fitosh tre dhurata të fuqishme:
• Galaxy Buds3
• Karikues Super Fast 45W
• Galaxy Tab A9 LTE (4/64 GB)
Dhe nëse zgjedh Galaxy S25 Ultra, përfiton edhe S Pen – për më shumë kreativitet dhe kontroll në çdo detaj.
Samsung Galaxy S25 është më shumë se një telefon. Është një mjet i avancuar për jetën moderne – ku inteligjenca artificiale nuk është thjesht teknologji, por përvojë personale dhe e sigurt. Me këtë ofertë të pakrahasueshme, është koha të përjetoni të ardhmen në duart tuaja.