Google njoftoi sot se Stadia do të jetë e mundur të aksesohet nga 19 smartphone të rinj duke nisur nga data 20 shkurt.
Lista e gjatë përfshin edhe emra të rëndësishëm si S20 apo versionet më të mira për gaming të lancuara nga Asus dhe Razer.
Kjo është lista e plotë:
- Samsung Galaxy S8
- Samsung Galaxy S8 Plus
- Samsung Galaxy S8 Active
- Samsung Galaxy Note 8
- Samsung Galaxy S9
- Samsung Galaxy S9 Plus
- Samsung Galaxy Note 9
- Samsung Galaxy S10
- Samsung Galaxy S10E
- Samsung Galaxy S10 Plus
- Samsung Galaxy Note 10
- Samsung Galaxy Note 10 Plus
- Samsung Galaxy S20
- Samsung Galaxy S20 Plus
- Samsung Galaxy S20 Ultra
- Razer Phone
- Razer Phone 2
- Asus ROG Phone
- Asus ROG Phone II
Smartphonet e rinj, të gjithë Android, i shtohen listës së Pixel 2, Pixel 2 XL, Pixel 3, Pixel 3 XL, Pixel 3A, Pixel 3A XL dhe Pixel 4 të cilat ishin të parat që patën mundësi të testojnë shërbimin e gaming të Google. Ndërkohë nga kompania nuk ka asnjë detaj rreth datës së aktivizimit të shërbimit në iOS.
Në janar, Google premtoi të sillte 120 lojra në Stadia brenda 2020 duke na lënë të mendojmë se ky vit do të jetë i mbushur me risi.