Studimi i ri i realizuar nga Penumbra Brands po krijon shqetësim tek përdoruesit e iPhone 11 Pro të cilët, sipas kompanisë, duhet të gjejnë një zgjidhje për të ulur radiacionin e lartë.
Para se të flasim për zgjidhjen, po ju informojmë se ky raport (aspak serioz) ka testuar vendosjen e smartphone 5mm larg veshit dhe më pas ka testuar radiacionin e lëshuar, i cili është dy herë më i lartë se norma e lejuar dhe është akoma më i lartë kur ai është në xhep.
“Përdoruesit e smartphone-ve duhet të jenë të vetëdijshëm për radiacionin e lëshuar nga paisja që përdorin. Testimi ynë konfirmon se iPhone 11 Pro ju ekspozon ndaj një radiacioni dy herë më të lartë se norma e lejuar”
Kështu është shprehur Ryan McCaughey, përfaqësues i Penumbra Brands, duke shoqëruar deklaratën me një grafik.
Dhe këtu lindin dyshimet!
Sipas grafikave, nëse iPhone 11 Pro përdoret me një Gadget Guard case, rrezatimi i tij është dy herë më i ulët dhe kështu ju jeni më të mbrojtur.
Por cili është prodhuesi i këtyre case? Askush më shumë se Penumbra Brands!
Qartësisht ky studim ka një mangësi të madhe pasi reklamimi i produkteve duket qartë që bëhet në një formë jokorrekte.
Rasti i Penumbra Brands nuk është i pari, disa vite më parë një i ngjashëm pohonte të njëjtën gjë për iPhone 7 të cilët jo vetëm që arritën të fitojnë çështjen në gjyq, por edhe bënë publike rrezatimet e iPhone 7, iPhone 8 dhe iPhone X. Ato ishin dy herë më të ulta se norma.
Geek Room e sheh këtë studim aspak serioz, sidomos kur akuza është kaq e fortë për një kompani e cila ka parësore besimin e konsumatorit. Ne nuk do ta merrnim parasysh, megjithatë ju takon ju të vendosni.
—
E keni parë review e Geek Room për iPhone 11? (mos harro të bësh Subscribe)