-13 ditë nga data e lançimit të Galaxy S20 dhe dy versioneve të reja të Fold!
Sot në Geek Room ju mund të shihni se si do të duket njëri prej më të shumëpriturve, Galaxy Z Flip.
Në pamje të parë ai duket komplet ndryshe nga Fold 2 dhe ngjan më shumë me një Galaxy S10 të gjatë dhe të palosshëm. Z Flip ka një ekran OLED prej 6.7-inch me rezolucion 22:9, cilësi maksimale FHD+ dhe veçanti faktin që përbëhet nga xhami tepër i hollë dhe jo plastik siç është përdorur në Fold dhe Razr.
Fuqizuar nga Snapdragon 855 Plus, 8GB RAM, memorie 256GB të pazgjerueshme dhe një portë USB-C, Z Flip duket të jetë një konkurent i fuqishëm i Razr i cili për momentin mban fronin e më të mirit në kategorinë fold.