Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: Superkompjuteri më i shpejtë në botë, “El Capitan” nis punën për sigurimin e rezervës nukleare të SHBA
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Superkompjuteri më i shpejtë në botë, “El Capitan” nis punën për sigurimin e rezervës nukleare të SHBA
Tech

Superkompjuteri më i shpejtë në botë, “El Capitan” nis punën për sigurimin e rezervës nukleare të SHBA

Last updated: 12 Shkurt, 2025 10:34 am
Ndaj
3 Min lexim

Superkompjuteri më i shpejtë në botë ka nisur zyrtarisht punën në Laboratorin Kombëtar Lawrence Livermore (LNNL) në Kaliforni.

Sipas përfaqësuesve të LNNL, superkompjuteri, i quajtur “El Capitan”, kushtoi $600 milionë për t’u ndërtuar dhe do të trajtojë detyra të ndryshme të ndjeshme dhe të klasifikuara, duke përfshirë sigurimin e rezervave amerikane të armëve bërthamore në një kohë kur testet nëntokësore janë të ndaluara. Kjo ishte e ndaluar në vitin 1992.

Kërkimi do të fokusohet kryesisht në sigurinë kombëtare, duke përfshirë zbulimin e materialeve, fizikën me densitet të lartë të energjisë, të dhënat bërthamore dhe dizenjimin e armëve, si dhe detyra të tjera të klasifikuara. Ndërtimi i superkompjuterit filloi në maj 2023 dhe përfundoi në nëntor 2024, përpara se të prezantohej zyrtarisht më 9 janar.

El Capitan u bë kompjuteri më i shpejtë në botë kur u bë plotësisht funksional vitin e kaluar me një rezultat prej 1,742 exaFLOPS në standardin High-Performance Linpack (HPL). Ky është një test i përdorur për të gjykuar shpejtësitë e superkompjuterëve në të gjithë botën. Kjo e bën El Capitan kompjuterin e tretë që ka arritur shpejtësi llogaritëse exa. Ajo ka një performancë maksimale prej 2.746 exaFLOPS.

Performanca matet në FLOPS (floating-point operations per second), ku një operacion është një llogaritje matematikore. Megjithëse krahasimet e ngjashme janë të ndërlikuara, laptopët më të mirë zakonisht kanë një fuqi deri në disa qindra gigaFLOPS – ose 1 trilion (10^9) FLOPS. Një exaFLOP është 1 kuintilion (10^18) FLOPS.

Superkompjuteri tjetër më i shpejtë në botë është aktualisht superkompjuteri Frontier në Laboratorin Kombëtar Oak Ridge në Tenesi. Ai superkompjuter ka arritur një performancë standarde prej 1.353 exaFLOPS me një kulm prej 2.056 exaFLOPS. El Capitan mundësohet nga pak më shumë se 11 milionë bërthama përpunuese dhe grafike të paketuara në 44,544 njësi përpunimi të përshpejtuar AMD MI300A – çipa që kombinojnë CPU-të AMD EPYC Genoa, kartat grafike AMD CDNA3 dhe memorien kompjuterike – sipas Platformës Next. Secili përdor 128 gigabajt high-bandwidth — një lloj i veçantë memorie kompjuterike që arrin shpejtësi të larta ndërkohë që konsumon më pak energji — e ndarë në njësinë qendrore të përpunimit dhe njësitë e përpunimit grafik.

El Capitan u porosit nga programi CORAL-2 i Departamentit të Energjisë së SHBA-së për të zëvendësuar superkompjuterin Sierra, i vendosur në vitin 2018. Ky superkompjuter është ende në përdorim dhe ishte superkompjuteri i 14-të më i fuqishëm në renditjen e fundit Top500.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Studimi i ri nga Microsoft tregon se përdorimi i AI po dobëson “mendimin kritik”
Tjetra BYD do të ofrojë falas shërbimet e asistencës së drejtuesit në shumicën e makinave të kompanisë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Huawei prezanton tabletin më të hollë në botë dhe një orë inteligjente me diamante

8 Maj, 2026
Tech

Këto janë 5 produkte nga Apple që pritet të përdorin portën USB-C

27 Korrik, 2022
Tech

Kufjet e para që komunikojnë përmes Wi-Fi, jo Bluetooth, do të vijnë në treg së shpejti

21 Janar, 2025
Tech

Kufjet e reja midrange nga Sony përdorin të njejtin proçesor V1 që gjendet në versionin premium WH-1000XM5

22 Shkurt, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?