Një bisedë mes “miqsh” dhe një video e dërguar në Whatsapp nga Mohammed bin Salman, Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, ka arritur të marrë të dhëna personale nga smartphone i bosit të Amazon, Jeff Bezos.
The Guardian raporton se ngjarja ka ndodhur në maj të 2018 gjatë një bisede në Whatsapp në të cilën Princi ka nisur një video që arriti të instalojë Pegasus Spyware.
Lajmi është përgënjeshtruar menjëherë nga Ambasada e Arabisë Saudite në Sh.B.A përmes një tweet
Recent media reports that suggest the Kingdom is behind a hacking of Mr. Jeff Bezos’ phone are absurd. We call for an investigation on these claims so that we can have all the facts out.
— Saudi Embassy (@SaudiEmbassyUSA) January 22, 2020
Këto të dhëna mendohet që gjithashtu janë siguruar nga National Enquirer pak kohë më vonë dhe janë përdorur për të shantazhuar Bezos rreth thashethemeve në atë kohë për ndarjen e tij, e cila u zyrtarizua një muaj pas publikimit. Sipas Gavin de Becke, shefi i zigurisë së Bezos, të dhënat janë siguruar nga hack-imi që erdhi përmes videos së nisur nga Mohammed bin Salman.
A ka më miqësi pas këtij skandali?
Ne mendojmë se JO.