Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Drejtuesi i UI design në Apple largohet pas ofertës së Meta
    4 Dhjetor, 2025
    Sundar Pichai tregon se në 2027 Google do të ketë qendra të dhënash në hapësirë të fuqizuara nga energjia diellore
    2 Dhjetor, 2025
    Drejtuesi i Apple AI jep dorëheqjen pas vonesave në përditësimin e Siri
    2 Dhjetor, 2025
    CEO i Xiaomi tregon se robotët humanoidë do të zëvendësojnë punonjësit në fabrika brenda 5 vitesh
    2 Dhjetor, 2025
    Samsung shpallet fitues në kategorinë e fshesave me korrent në Çmimet Euroconsumers 2025
    1 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
    Huawei 80 Pro Max vjen me ekranin më të ndritshëm në botë
    27 Nëntor, 2025
    Xiaomi 14 Ultra mund të përditësohet në HyperOS 3 brenda pak ditësh
    27 Nëntor, 2025
    Një studim i ri tregon se gjysma e europianëve humbasin momentet më të rëndësishme duke bërë foto; Galaxy AI i ndihmon të përjetojnë çdo moment
    26 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
    Google Maps prezanton një modalitet të ri kursimi energjie në Pixel 10
    29 Nëntor, 2025
    YouTube po teston rikthimin e DM në platformë
    20 Nëntor, 2025
    WhatsApp teston mbështetjen e disa llogarive në versionin më të fundit beta për iPhone
    20 Nëntor, 2025
    Google Play prezanton aplikacionet më të mira për vitin 2025
    19 Nëntor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
    Lentet e reja që imitojnë sytë e njerëzve i mundësojnë robotëve një pamje më të qartë
    18 Nëntor, 2025
    Sam Altman po punon për të modifikuar gjenetikisht fëmijët që të mos mbartin sëmundje të trashëgueshme
    17 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
    Porsche prezanton zyrtarisht modelin e saj më të fuqishëm, SUV Cayenne tërësisht elektrik
    20 Nëntor, 2025
    Nissan po riimagjinon zhvillimin e makinave nëpërmjet AI
    17 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
    Cristiano Ronaldo sfidon portierin robotik të krijuar nga ish-inxhinieri i NASA
    4 Dhjetor, 2025
    Ja se si Abu Dhabi GP mund të vendosë fituesin e titullit kampion në F1
    2 Dhjetor, 2025
    Punonjësit e Instagram do të rikthehen plotësisht në zyra
    2 Dhjetor, 2025
    Njihuni me vendin më të ftohtë në Tokë, me temperatura që shkojnë deri në -98°C
    1 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Seria Galaxy S25 sapo u prezantua në eventin Unpacked të Samsung
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Seria Galaxy S25 sapo u prezantua në eventin Unpacked të Samsung
Mobile

Seria Galaxy S25 sapo u prezantua në eventin Unpacked të Samsung

Last updated: 22 Janar, 2025 10:29 pm
Ndaj
7 Min lexim

Përgjatë eventit Unpacked të organizuar ditën e sotme, Samsung sapo ka prezantuar serinë më të re të smartphone-ve flagship, Galaxy S25, e cila përbëhet si zakonisht nga 3 pajisje: Galaxy S25, Galaxy S25 Plus dhe Galaxy S25 Ultra. Ky është hapi i parë në vizionin e Samsung për të ndryshuar mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me telefonin e tyre – dhe me botën e tyre.

Të 3 pajisjet janë të fuqizuara nga një proçesor i përshtatur posaçërisht për këto pajisje, Sanpdragon 8 Elite for Galaxy, duke dhënë akoma më shumë fuqi përpunimi për Galaxy AI dhe më shumë ndërveprime superiore të kamerës me ProVisual Engine të gjeneratës së ardhshme të Galaxy. 

“Seria Galaxy S25 hap derën për një OS të integruar me AI që ndryshon rrënjësisht mënyrën se si ne përdorim teknologjinë dhe si jetojmë jetën tonë.” tha TM Roh, President dhe Drejtues i Biznesit Mobile eXperience në Samsung.

Përvoja më intuitive me një shtresë ekstra sigurie

Përditësimet në One UI 7 bëjnë që pajisjet Galaxy të jenë më inteligjente se kurrë, ndërkohë që privatësia ruhet në mënyrë rigoroze. Përmirësimet në Circle to Search with Google e bëjnë kërkimin në ekranin e telefonit tuaj më të dobishëm dhe të shpejtë. Circle to Search njeh tani numrat e telefonit, email-et dhe URL-të në ekranin tuaj, duke ju lejuar të telefononi, dërgoni email ose të vizitoni një faqe interneti me një prekje të vetme.

Duke mbajtur shtypur butonin anësor ju aksesoni menjëherë asistentin Gemini, për të kryer ndërveprime pa probleme me aplikacionet Samsung dhe Google, plus aplikacionet e palëve të treta si Spotify. Galaxy S25 mban gjithashtu telefonatat të organizuara përmes Call Transcript. Karakteristikat e Writing Assist si përmbledhja e përmbajtjes ose formatimi automatik i shënimeve mund të aktivizohen ku teksti mund te selektohet, pa pasur nevojë të kaloni nga një aplikacion në tjetrin. Drawing Assist zhbllokon mënyra të reja për të sjellë në jetë idetë përmes kombinimeve të skicave, teksteve ose kërkesave të imazhit.

One UI 7 hedh bazat për një siguri gjithëpërfshirëse duke prezantuar kriptografinë post-kuantike, për të mbrojtur të dhënat personale kundër kërcënimeve në zhvillim që mund të rriten ndërsa informatika kuantike evoluon.

Performanca më e mirë në një smartphone Galaxy

Për të arritur një performancë të jashtëzakonshme, më të fuqishme se kurrë më parë, këto pajisje fuqizohen nga një procesor i përshtatur posaçërisht për serinë Galaxy S25: Snapdragon 8 Elite for Galaxy.

Falë përmirësimeve të vazhdueshme është siguruar një rritje e performancës me 40% në NPU, 37% në CPU dhe 30% në GPU krahasuar me gjeneratën e mëparshme. Kjo fuqi ushqen aftësitë e serisë Galaxy S25 për të përpunuar më shumë përvoja të AI-së në pajisje pa kompromis, duke përfshirë detyrat e mëparshme të inteligjencës artificiale, si p.sh. Generative Edit.

Seria Galaxy S25 karakterizohet nga përpunimi I avancuar dhe efikas i imazhit me AI me ProScaler për të arritur një përmirësim prej 40% në cilësinë e shkallëzimit të imazhit të ekranit, ndërkohë që përfshin teknologjinë e personalizuar me motorin Digital Natural Image të Samsung (mDNIe) të integruar brenda procesorit duke përdorur Galaxy IP për të mundësuar efikasitet më të madh të fuqisë së ekranit.

Snapdragon 8 Elite për Galaxy është gjithashtu i pajisur me Vulkan Engine dhe Ray Tracing të përmirësuar, gjë që bën lëvizjet gjatë lojërave celulare më të buta dhe më realiste.

Sistem i përmirësuar kamerash për regjistrimin e pëembajtjeve në mënyrë profesionale

Me një sensor të ri të kamerës ultra të gjerë 50 MP të përmirësuar nga 12 MP i mëparshëm, Galaxy S25 Ultra ofron qartësi dhe gjallëri të jashtëzakonshme. Gjithashtu ngjyrat do të jenë 4 herë më të pasura falë regjistrimit 10-bit si patazgjedhje.

Tashmë përdoruesit do të përfitojnë nga shërbimet e reja për ta bërë modifikimin e avancuar më të aksesueshëm për të gjithë. Audio Eraser thjeshton heqjen e zhurmës së padëshiruar në video. Duke izoluar kategoritë e tingujve – duke përfshirë zërat, muzikën, erën, natyrën, turmat dhe zhurmën – mund të kontrolloni se çfarë të ulni ose eliminoni plotësisht.

Për një përvojë të ngjashme me DSLR, Galaxy S25 prezanton kontrollin e thellësisë së fushës me Virtual Aperture, të integruar në Expert RAW. Galaxy S25 gjithashtu zhvillon më tej krijimtarinë kinematografike me Galaxy Log, duke mundësuar opsione precize të klasifikimit të ngjyrave për prodhim video më profesional.Portrait Studio është përmirësuar gjithashtu, duke i lejuar përdoruesit të krijojnë avatarë të personalizuar me shprehje të fytyrës më të vërteta. Filters prezanton filtra të rinj të stilit analog, duke ofruar estetikë të ngjashme si nëpër fima, për fotot dhe videot e tyre.

Dizajn elegant dhe miqësor me mjedisin

Galaxy S25 Ultra përmban titan të qëndrueshëm dhe Corning Gorilla Armor 2 të ri, një material i parë në llojin e tij që është më i qëndrueshëm se xhami. Ai kombinon materialet Corning si qelqi dhe qeramika me një trajtim të veçantë një veçori anti-reflektuese, duke ofruar një siguri të avancuar mbrojtëse në rast rënieje dhe rezistencë ndaj gërvishtjeve.

Çdo komponent i jashtëm i Galaxy S25+ dhe S25 tani përfshin të paktën një material të ricikluar, pasi korniza e tyre metalike përfshin aluminin e armaturës së ricikluar për herë të parë.

Për më tepër, ndërsa çdo pajisje e serisë Galaxy S25 përdor një minimum prej 50% kobalt të ricikluar për baterinë e saj, Galaxy S25 do të jetë telefoni i parë inteligjent Galaxy që do të ketë bateritë e bëra me kobalt të ricikluar me burim nga pajisjet e mëparshme Galaxy ose bateritë e hedhura gjatë procesit të prodhimit.

Disponueshmëria

Të gjitha pajisjet Galaxy S25 do të vijnë me 6 muaj Gemini Advanced dhe 2 TB hapësirë ruajtëse në cloud pa kosto shtesë.

Seria Galaxy S25 do të jetë e disponueshme për porosi nga data 22 janar 2025. Galaxy S25 Ultra do të jetë i disponueshëm në ngjyrat Titanium Silverblu, Titanium i Zi, Titanium I bardhë Argjendi dhe Titanium Gri.

Ky smartphone do të vijë në 3 versione:

  1. 12/256 GB: 139.999 ALL
  2. 12/512 GB: 153.999 ALL
  3. 12/1 TB: 175.999 ALL

Galaxy S25 dhe Galaxy S25+ do të jenë të disponueshëm në ngjyrat Navy Blu, Silver Shadow, E kaltët qielli dhe mente.

Galaxy S25 do të vijë në këto versione:

  1. 12/128 GB: 87.499 ALL
  2. 12/256 GB: 93.499 ALL

Galaxy S25+ do të vijë në këto versione:

  1. 12/256 GB:  111.999 ALL
  2. 12/512 GB: 123.499 ALL
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme TikTok do të mbyllet dhe në Shqipëri nëse nuk jep garanci për përmbajtjet e postuara në platformë
Tjetra Çfarë është Stargate, iniciativa e re AI disa miliardë dollarëshe e Donald Trump?

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
Entertainment
4 Dhjetor, 2025
Cristiano Ronaldo sfidon portierin robotik të krijuar nga ish-inxhinieri i NASA
Entertainment
4 Dhjetor, 2025
Drejtuesi i UI design në Apple largohet pas ofertës së Meta
Tech
4 Dhjetor, 2025
YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
Apps
4 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Android 15 do të ofrojë një modalitet “të thjeshtësuar” për personat e moshuar

11 Shkurt, 2024
Mobile

One UI 7 pritet të vijë drejt pajisjeve flagship Galaxy duke filluar nga muaji prill

28 Shkurt, 2025
Mobile

A ia vlen të blesh një smartphone Huawei?

3 Shtator, 2020
Mobile

OnePlus 10T prezantohet me karikim super të shpejtë 150W dhe çmim fillestar $649

4 Gusht, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?