Kanë kaluar vetëm 4 muaj që kur DJI prezantoi Neo, një dron që kishte një madhësi që mund të mbahej në pëllëmbën e dorës. Megjithatë kompania është rikthyer me një tjetër dron me madhësi të vogël, i cili quhet DJI Flip.
Flip tregon interesin e vazhdueshëm të gjigantit të dronëve për formën e palosshme, me helikat të cilat ndryshojnë pozicionin e tyre për transportueshmëri maksimale. Flip i ri vazhdon të bashkojë linjat në portofolin ekzistues të konsumatorit të DJI, duke kombinuar “thjeshtësinë e DJI Neo me aftësitë mahnitëse të fotografimit të DJI Mini“, sipas kompanisë.
Me çmimin prej $439, droni është shumë më afër Mini 3 ($419) sesa Neo ($199). Është e qartë se kompania po synon fotografët/videografët që kërkojnë të thjeshtojnë xhirimet e tyre në natyrë. Droni i ri është i aftë të regjistrojë në 4K me 60 frames për sekondë, si dhe video slow motion 100 fps. Sa i përket fotove, kamera mund të shkrep foto 48 MP me zmadhim deri në 4x.
Me një peshë 249 gram, Flip peshon njësoj si Mavic Mini, por është dukshëm më i rëndë se 135 gram i Neo. Me më shumë peshë, megjithatë, vjen një jetëgjatësi dukshëm më e mirë e baterisë.
Flip ofron një bateri prej 31 minutash në krahasim me atë 18 minutëshe të Neo. Ky është një ndryshim domethënës për njerëzit që xhirojnë video. Flip gjithashtu ka frenim automatik për të shmangur përplasjet në lartësi të mëdha, si dhe përmirësime në shpejtësinë e karikimit dhe të të dhënave.