Ky vit duket të jetë shumë i rëndësishëm për Xiaomi të cilët shumë shpejtë do të prezantojnë Mi 10, një mid-range phone i aftë të konkurojë me OnePlus 8 dhe Huawei P40.
I fuqizuar nga Snapdragon 865 dhe një RAM prej 12GB ky smartphone mendohet të kushtojë rreth $540 për versionin e parë me 125GB dhe $640 për atë Pro me 512GB memorie.
Përsa i përket kameras, Mi 10 do të ketë një kamera kryesore prej 108MP shoqëruar nga tre të tjera prej 20MP, 12MP dhe 5MP për versionin bazë dhe 48MP, 12MP dhe 8MP për versionin Pro.
Tashmë është mësuar edhe koha se kur ky smartphone do të prezantohet duke konfirmuar se Xiaomi do të mbajë eventin e parë në Kinë në fillim të shkurtit (para prezantimit të Galaxy S20) dhe një event të madh për lançimin në Europe gjatë Mobile World Congress 2020.
Dhe meqë jemi këtu, për ty që po lexon këtë lajm në geekroom.al të themi se një lajm i rëndësishëm rreth MWC do të vijë këto ditë…përgatitu dhe nëse ke ndonjë ide na shkruaj në DM.