Çdo vit nis me plane dhe objektiva të reja. Jam i sigurt që, përveç punës, projekteve personale apo planeve të udhëtimit, gjithmonë në krye të listës qëndron dëshira për të përmirësuar trupin.
Planifikimi është zgjidhja, por kur bëhet fjalë për të nisur stërvitjen, gjithmonë ka diçka që të fremon.
Do filloj javës tjetër.
Këtë javë jam pak i lodhur.
Kam kohë, është vetëm java e parë e janarit.
Kështu objektivat e tua zbehen dhe historia përsëritet sërish.
‘Onemor’ të sfidon të fillosh tani duke bërë thjesht ‘një më shumë’
Mos mendo për vendin apo kohën që të duhet për stërvitje. Me ‘Onemor’, mund të ushtrohesh kurdo dhe kudo: nga shtëpia, në zyrë, në hotel, në natyrë apo në palestër. Aplikacioni ‘Onemor’ është një ‘Spotify’ për fitnesin, ku në vend të muzikës dhe podcasteve gjen plane stërvitjeje pa pagesë, të përgatitura nga trajnerë shqiptar dhe ndërkombëtar. Onemor ofron ushtrime për çdo qëllim dhe nivel. Nëse dëshiron të humbësh peshë. Ndërtosh muskuj. Qëndrosh në formë apo të përmirësosh fizikun.
Për trajnerët, Onemor është platforma ideale për të ofruar dhe monetizuar programet e tyre. Ndërtoni profile profesionale, krijoni programe stërvitje dhe arrini një audiencë globale me “Onemor for Trainers”!
Bëje hapin e parë me Onemor!