Duke nisur nga sot, një pjesë shumë e vogël e përdoruesve të Instagram kanë provuar të shkëmbejnë mesazhe nga versioni web i aplikacionit. Përmes një deklarate për shtyp, të lëshuar pak orë më parë, kompania ka konfirmuar se ky shërbim do të bëhet i aksesueshëm nga të gjithë brenda pak ditësh duke përforëcuar edhe një herë synimin që rrjetet sociale nën kupolën e Facebook të jenë të parët dhe të kudonodhur gjatë komunikimit me shoqërinë.