Samsung zbuloi sot Galaxy XCover Pro, një smartphone të dizenjuar dhe projektuar për punonjësit e vijës së parë në një larmi industrish në të gjithë botën. Galaxy XCover Pro rivizualizon plotësisht smartphone-in e biznesit, duke ofruar një pajisje të qëndrueshme, por edhe elegante për konsumatorët. Galaxy XCover Pro është ndërtuar në bazë të tipareve premium të trashëgimisë së telefonave inteligjentë Samsung, duke përfshirë një ekran të plotë, bateri të qëndrueshme dhe mbrojtje nga platforma e sigurisë Samsung Knox. Për më tepër, pajisja është përmirësuar me zgjidhje unike të ofruara nga partnerët për t’u përdorur në një gamë të gjerë skenarësh biznesi, duke përfshirë aftësinë për të integruar funksionin e sapo lançuar walkie talkie në Microsoft Teams.
Me Galaxy XCover Pro, Samsung sfidon aktualitetin me një telefon të ri celular të optimizuar për një gamë të gjerë të industrive, përfshirë shitjen me pakicë, prodhimin, kujdesin shëndetësor dhe logjistikën. I lehtë dhe i hollë, Galaxy XCover Pro ofron shumë më tepër sesa një pajisje tradicionale biznesi; ai është celulari më elegant dhe modern në treg, i gjithi në një.
Me Samsung Knox, ndërmarrjet e mëdha mund të personalizojnë me shpejtësi dhe lehtësi pajisjet, dhe të menaxhojnë versionet e firmware-ve, duke i vendosur administratorët e IT-së nën kontrollin e menaxhimit dhe azhurnimeve të flotës së pajisjeve të tyre përmes Knox Configure dhe Knox E-FOTA. Në tregjet e përzgjedhura, Galaxy XCover Pro do të jetë në dispozicion si një Edicion i Sipërmarrjes, duke siguruar dy vjet disponueshmëri të tregut dhe katër vjet azhurnime të sigurisë për të siguruar vazhdimësinë e biznesit. Me Galaxy XCover Pro, Samsung vazhdon të ngrejë standartin për teknologji të posaçme për bizneset, të gatshme për përdorim kudo, në çdo kohë.
Specifikat e Galaxy XCover Pro