Koha për JBL që të futet në botën e gaming erdhi! Gjatë konferencës në CES kompania prezantoi një seri prej 7 kufjesh dhe një pc speaker nën emrin Quantum. E njohur për cilësinë e saj fantastike të audios dhe design-it, JBL pretendon të prekë çdo gamer pasi çmimet e kësaj serie nisin nga 39$ deri në 299$.
The Quantum ONE është e vetmja prej serisë e cila përfshin teknologjinë QuantumSPHERE 360 e cila shfrytëzon sensorët për të kuptuar lëvizjen e kokës dhe për t’ju vënë të dëgjoni zerat në drejtimin që ju lëvizni. Fantastike apo jo?
Të gjitha produktet e serisë JBL Quantum do të jenë në treg nga prilli i këtij viti.