PlayStation 5 është një nga produktet më të shumëpritura të 2020 dhe detajet e para të tij pritet ti mësojmë pas një jave në CES duke vazhduar me zbulimin e plote të tij nga Sony në muajin shkurt.
Deri atehërë ne kemi edhe pak kohë të festojmë e gëzohemi me disa leaks, i fundit i të cilëve është më i bukuri që kemi dëgjuar ndonjëherë.
Sipas HipHopGamer, i cili siguron vërtetësinë e lajmit, PlayStation 5 do të jetë kompatibël me të gjitha lojrat duke nisur nga PS1. Nga të njëjtat burime mësohet se Sony po punon për projektin “everything everywhere” që në vitin 2012 dhe ai do të zbulohet me lançimin e PS5 duke i dhënë të gjithëve kënaqësinë e rikrijimit të eksperiencës së lojrave siç ato ishin në fillimet e tyre. Për të arritur këtë, PS5 do të ketë GPU me tre mënyra për të njohur çdo CD dhe përshtatur ato me grafikat e reja të console.
A ka lajm më të bukur se ky?
—–
PLAYSTATION 5: Remastering Engine For PS1 – PS4 Titles. Backwards Compatibility Enhanced https://t.co/myRtnbmZB1
— HOT97’S HipHopGamer LogitechG (@HipHopGamer) January 1, 2020