Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: PLUGZZi Fast Charge prezantohet për herë të parë në Gitex Global
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > PLUGZZi Fast Charge prezantohet për herë të parë në Gitex Global
Tech

PLUGZZi Fast Charge prezantohet për herë të parë në Gitex Global

Last updated: 14 Tetor, 2024 6:34 pm
Ndaj
3 Min lexim

Si gjithmonë Geek Room është i pranishëm në eventet e mëdha teknologjike që organizohen në vende të ndryshme në botë, dhe nga data 14 deri më 18 tetor do të shikojmë nga afër invoacionet më të reja që po prezantohen në Gitex Global 2024 në Dubai.

Çfarë është Gitex Global?

Gitex Global është një ndër eventet më të mëdha të teknologjisë, i cili vjen këtë vit me edicionin e 44-t. Për më shumë se katër dekada, Gitex Global ka qenë porta hyrëse për krijuesit në fushën e teknologjisë, investitorët dhe entuziastët që dëshirojnë të bashkëpunojnë. Këtë vit, ekspozita arrin nivele të reja të larta, duke u shtrirë në dy mega vende – Dubai World Trade Center dhe Dubai Harbour.

Të gjitha fushat si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, lëvizshmëria, teknologjia e qëndrueshme dhe shumë të tjera kanë hapësira të rezervuara në këtë event, i cili ofron më tepër se 44 salla ekspozimi jo vetëm për kompanitë e mëdha teknologjike, por edhe për startups të ndryshëm.

Një prezencë shumë interesante është ajo e kompanisë së parë dhe të vetme shqiptare në Gitex Global, PLUGZZi.

PLUGZZi ofron një zgjidhje shumë të thjeshtë për një nga problemet e përditshme jo vetëm të qytetarëve shqiptar, por të gjithë njerëzve në mbarë botën: shkarkimi i baterisë së pajisjeve tona elekronike. Prandaj, qëllimi i mëtejshëm i kompanisë është të zgjerohet në tregje të reja në mbarë botën.

PLUGZZi erdhi për herë të parë në Shqipëri këtë vit si një shërbim inovativ që ofron mundësinë e karikimit të pajiseve të ndryshme inteligjente, si telefonin, tabletin, kameran apo çdo pajisje tjetër që kërkon karikim përmes portave USB Type B, USB Type C dhe Lightning Cable, në mënyrë që bateria e smartphone-it tuaj të mos ju prishë argëtimin tuaj gjatë ditës apo mbrëmjes në barin tuaj të preferuar.

Avantazhi i PLUGZZi është se ka stacione të shumta të përhapura në çdo cep të Shqipërisë: qendrat tregtare, qendrat e transportit, atraksionet turistike dhe evente të ndryshme për aksesueshmëri sa më të gjerë. Kjo gjë bën të mundur që ju të gjeni lehtësisht një stacion sa më pranë vendndodhjes tuaj për të tërhequr një PLUGZZi, por bën shumë më të thjeshtë dhe kthimin e tij pasi të keni mbaruar punë, pasi ju mund ta ktheni në çdo stacion, nuk ka aspak rëndësi se ku e keni tërhequr atë! E gjitha, duke përdorur aplikacionin.

Në stendën e dedikuar në Gitex Global, PLUGZZi prezantoi për herë të parë produktet që ofrojnë karikim të shpejtë kudo në Shqipëri, dhe nëpërmjet aplikacionit ju mund të zgjidhni sipas dëshirës produktin më të përshtatshëm për ju.

Shërbimi që PLUGZZi ofron është unik në këtë event pasi është kompania e vetme që që do të promovojë shërbimin “Charge on the go & Advertising” nëpërmjet ekraneve të karikimit pjesëmarrëse në këtë panair.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Këto janë pamjet brenda Haven-1, stacionit të parë hapësinor komercial që duket si një hotel luksoz
Tjetra Galaxy S24 FE; Modeli  më i ri në familjen Samsung Galaxy premton shumë për fansat

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Robotët e Amazon e kanë të vështirë të arrijnë ritmin e punonjësve humanë

22 Nëntor, 2024
Tech

LG H&H do të prezantojë një printues tatuazhesh portabël gjatë MWC 2023

21 Shkurt, 2023
Tech

Shkencëtarët po zhvillojnë një tren me bateri elektrike që karikohet duke përdorur forcën gravitacionale

16 Mars, 2022
Tech

Apple tregon se Macbook Air i ri është deri në 23 herë më i shpejtë se modelet me procesor Intel

8 Mars, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?