Një seri fotosh të një smartphone foldable me aplikacione të Samsung po qarkullon sot në mediat kineze.
Ajo cfarë vëmë re në Galaxy Fold 2 (të paktën ky mendohet të jetë deri tani) është se forma e tij ngjason më shumë me Motorola Razr se sa me Fold-in e parë dhe për më tepër na kthen pak në retrospektivë me format e vjetra.
Dy kamera në pjesën e pasme dhe një selfie camera janë ato që vihen re në fotot e publikuara, së bashku me një ekran i cili për fat nuk krijon asnjë vizë në ndarjen e pjesëve të smartphone.
—
By: Xhonald Mamo