Më në fund një Android mbërrin në kohë në paisjet jashtë Google! Sipas raportimeve, Android 10 sapo ka nisur të duket në Samsung Galaxy S10 në varësi të lokacioneve dhe kompanive telefonike. Së bashku me update-in e ri, Samsung do të rifreskojë me disa detaje edhe One UI. Një gjë është e sigurtë, Samsung ka bërë një punë të mirë në krahasim me Android Pie, i cili u vonua shumë në flagship smartphones një vit më parë.
Kompani të tjera të cilat presin të kalojnë brenda këtij viti në Android 10 për flagshipet e tyre janë: LG, Sony, Motorola, Vivo, Oppo, Sharp, realme, Transsision.
—
By: Xhonald Mamo