E ndërtuar në 1992 në qytetin e Huizhou fabrika shërbeu për 27 vite si një ndër më të mëdhajat për Samsung i cili prodhoi aty seri të pafundme smartphone, 63 milion vetëm në 2017.
Por rritja e kostos së fuqisë punëtore dhe pozicionimi jo i mirë i Samsung në tregun mobile në Kine e ka detyruar kompaninë të shohi për alternativa të tjera më të lira duke zyrtarizuar mbylljen e fabrikës në të cilën punonin rreth 6000 persona.
Vendimi i Samsung vjen pak ditë pas atij të Sony të cilët transferuan fabrikat e tyre në Tajlandë. Nga kompania nuk ka ende një njoftim për vendosjen e re por online zërat thonë se India dhe Vietnami janë potencialisht të zgjedhurat pasi aty Samsung është duke përjetuar një sukses të madh, sidomos me mid-range phones.
Për të parë pak më shumë në brendësi të fabrikave të Samsung, ju ftojmë të shihni këtë video të prodhimit të Note 9 në një fabrikë në Kore të Jugut.