Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Pas shpalljes së “kodit të kuq”, OpenAI do të prezantojë GPT-5.2 javën e ardhshme
    7 Dhjetor, 2025
    Malajzia planifikon përdorimin e robotëve humanoidë në fermat vertikale
    7 Dhjetor, 2025
    Studiuesit synojnë të përdorin një gjenerues tingujsh për të lokalizuar banorët e bllokuar nën rrënoja në raste katastrofash
    7 Dhjetor, 2025
    Agjenti AI i Google fshin të gjithë HDD pa lejen e përdoruesit, më pas kërkon falje
    7 Dhjetor, 2025
    “Kumbari i AI” mendon se Google po fiton kundrejt OpenAI
    6 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
    Huawei 80 Pro Max vjen me ekranin më të ndritshëm në botë
    27 Nëntor, 2025
    Xiaomi 14 Ultra mund të përditësohet në HyperOS 3 brenda pak ditësh
    27 Nëntor, 2025
    Një studim i ri tregon se gjysma e europianëve humbasin momentet më të rëndësishme duke bërë foto; Galaxy AI i ndihmon të përjetojnë çdo moment
    26 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
    Google Maps prezanton një modalitet të ri kursimi energjie në Pixel 10
    29 Nëntor, 2025
    YouTube po teston rikthimin e DM në platformë
    20 Nëntor, 2025
    WhatsApp teston mbështetjen e disa llogarive në versionin më të fundit beta për iPhone
    20 Nëntor, 2025
    Google Play prezanton aplikacionet më të mira për vitin 2025
    19 Nëntor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
    Cristiano Ronaldo sfidon portierin robotik të krijuar nga ish-inxhinieri i NASA
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: 10 gjëra që duhet të dini rreth Lojërave Olimpike që do të zhvillohen këtë vit në Paris
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > 10 gjëra që duhet të dini rreth Lojërave Olimpike që do të zhvillohen këtë vit në Paris
Entertainment

10 gjëra që duhet të dini rreth Lojërave Olimpike që do të zhvillohen këtë vit në Paris

Last updated: 25 Korrik, 2024 7:38 pm
Ndaj
5 Min lexim

Lojërat Olimpike 2024 do të fillojnë më 26 korrik në Paris, Francë, pasi 10,500 atletë do të garojnë për të marrë medaljet e lakmuara sportive. Më poshtë ne do të përmendim 10 gjëra që duhet të dini rreth këtij eventi të madh sportiv.

Sporti i ri Olimpik

Breaking competitor during tournament.

Lojërat e Parisit do të shfaqin një sport të ri olimpik: breaking, një stil kërcimi urban që i ka rrënjët në kulturën hip-hop. Konkursi do të ketë dy organizime – një për meshkuj dhe një për femra – dhe do të mbahet nga data 9 deri në 10 gusht në Paris pas suksesit të tij në Lojërat Olimpike Verore për Rininë në Buenos Aires në 2018.

Kulla Eifel do të jetë pjesë e Olimpiadës

Volleyball court being built in front of Eiffel Tower.

Kulla e Eifelit do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike në më shumë se një mënyra. Ndërsa ngjarja e volejbollit të plazhit do të mbahet në një arenë të përkohshme në natyrë nën kullë, atletët do të mbajnë gjithashtu një pjesë të monumentit në shtëpi pasi medaljet olimpike do të zbukurohen me metal hekuri origjinal të marrë nga Kulla Eifel.

Surfing në një vend të largët

Surfers gets barreled in wave.

Ndërsa Parisi është qyteti pritës kryesor, ngjarjet do të mbahen në 16 qytete të tjera në të gjithë Francën metropolitane. Sidoqoftë, gara e surf-it do të jetë më e veçanta – që do të zhvillohet në territorin francez të Tahitit, në valët legjendare Teahupo’o të Oqeanit Paqësor. I vendosur 15,000 km larg Parisit, vendi i surf-it do të thyejë rekordin për garën më të largët për medalje të organizuar jashtë një qyteti olimpik pritës.

Parisienët kanë mundësinë të përjetojnë eksperiencën e atletëve

Eiffel Tower in France.

Për herë të parë në histori, publiku mund të ketë një përvojë olimpike si atletët, duke pasur mundësinë të vrapojnë të njëjtin rrugë të maratonës olimpike në të njëjtën ditë me atletët. Në këtë ngjarje pritet pjesëmarrje masive prej 35,000 vrapuesish amatorë.

Notimi në Seine                                        

Swimmers in River seine in France.

Nga viti 1923 deri vonë, noti ishte ndaluar në Seine për shkak të problemeve të cilësisë së ujit dhe për dekada, lumi ishte shumë toksik për shumicën e peshqve. Organizatorët e Parisit i kanë siguruar vazhdimisht garuesit se uji do të jetë mjaft i pastër për të notuar gjatë Lojërave Olimpike, dhe tashmë atletët pjesëmarrës do të notojnë për të fituar medaljet e tyre në këtë lum.

Njihuni me maskotat

French mascots for Olympics.

The Phryges janë maskotat zyrtare të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024. Ato bazohen në kapelet tradicionale të vogla Phrygian, një simbol i Francës. Organizatorët olimpikë thonë se emri dhe dizajni u zgjodhën si simbole të lirisë dhe për të përfaqësuar figura të Republikës Franceze.

100 vjetori i rikthimit të Lojërave Olimpike në Paris

Lojërat e vitit 2024 do të shënojnë rikthimin e Olimpiadës në Paris pas 100 vjetësh. Parisi priti fillimisht Lojërat Olimpike në 1900 dhe më pas në 1924. Kryeqyteti francez do të bëhet qyteti i dytë që do të presë Olimpiadën tre herë, pas Londrës (1908, 1948 dhe 2012).

Barazi e plotë gjinore

Paris 2024 do të jetë Olimpiada e parë në histori që do të arrijë barazinë numerike gjinore në fushën e lojës, me një numër të barabartë sportistësh femra dhe meshkuj që marrin pjesë në ngjarjen më të madhe sportive në botë. Nga 10.500 sportistë që marrin pjesë në lojëra, 5.250 do të jenë meshkuj dhe 5.250 femra.

Man runs past Paris Metro station.

Nuk dini frëngjisht? Nuk ka asnjë problem

Sistemi i transportit publik të Parisit (RATP) ka siguruar më shumë se 3,000 agjentë me pajisje përkthimi të mbështetura në AI për të ndihmuar qindra mijëra turistë të lundrojnë rrugët gjatë Lojërave Olimpike. Pajisja mund të përkthejë midis frëngjishtes dhe 16 gjuhëve të ndryshme.

Paksa vapë, apo jo?

Nuk do të ketë ajër të kondicionuar në dhomat e atletëve në Paris 2024, i cili është zotuar të jetë Olimpiada më miqësore me mjedisin e organizuar ndonjëherë. Në vend të kësaj, ndërtesat në fshatin e atletëve janë projektuar me një sistem ftohjeje që merr ujin nga nëntoka dhe fasadat janë rregulluar në mënyrë që të t’ju bie sa më pak diell në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Komiteti Ndërkombëtar Olimpik nis një epokë të re me krijimin e Olympic Esports Games
Tjetra OpenAI prezanton motorin e ri të kërkimit SearchGPT të fuqizuar nga AI

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Pas shpalljes së “kodit të kuq”, OpenAI do të prezantojë GPT-5.2 javën e ardhshme
Tech
7 Dhjetor, 2025
Malajzia planifikon përdorimin e robotëve humanoidë në fermat vertikale
Tech
7 Dhjetor, 2025
Studiuesit synojnë të përdorin një gjenerues tingujsh për të lokalizuar banorët e bllokuar nën rrënoja në raste katastrofash
Tech
7 Dhjetor, 2025
Agjenti AI i Google fshin të gjithë HDD pa lejen e përdoruesit, më pas kërkon falje
Tech
7 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Një makinë gaming bëhet molla e sherrit me armë midis dy femrave

25 Nëntor, 2021
Entertainment

Kina denoncon mentalitetin prej “banditi” të SHBA pas votimit kundër platformës TikTok

17 Mars, 2024
Entertainment

Koha e dhuratave nga DigitAlb!

24 Dhjetor, 2024
Entertainment

Ky program përdor inteligjencën artificiale për të treguar se sa kohë politikanët shpenzojnë në smartphone

8 Korrik, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?