Në fillim të kësaj jave, FBI njoftoi se kishte fituar akses në telefonin e kyçur të Thomas Matthew Crooks, njeriu që hapi zjarr në një tubim të Trump të shtunën e kaluar.
Një raportim i ri nga Bloomberg zbulon më shumë detaje rreth këtij procesi dhe telefonit të përdorur nga Crooks. Pas të shtënave në mitingun e Trump, FBI tha të dielën se fillimisht tentativa për të zhbllokuar telefonin e Crooks ishte e pasuksesshme, prandaj më vonë telefoni u dërgua në laboratorin e FBI-së në Quanitco, Virxhinia, dhe të martën byroja konfirmoi se kishte zhbllokuar me sukses telefonin në fjalë.
Megjithatë, deri më sot, ne nuk kishim asnjë informacion nëse Crooks kishte përdorur një iPhone ose një telefon Android, dhe as nuk dinim detaje specifike rreth procesit. Bloomberg raporton se sulmuesi përdori një “model më të ri Samsung që drejton sistemin operativ të Android“.
Përpjekja fillestare e FBI-së për të zhbllokuar telefonin të dielën përfshinte përdorimin e softuerit Cellebrite për të anashkaluar ose identifikuar fjalëkalimin e telefonit. Kur ajo përpjekje fillestare dështoi, FBI iu drejtua drejtpërdrejt Cellebrite për ndihmë në zhbllokimin e pajisjes Samsung.
Cellebrite më pas i dha FBI-së akses në “mbështetje teknike shtesë dhe softuer të ri që ishte ende në zhvillim“. Me softuerin e ri nga Cellebrite, FBI më pas ishte në gjendje të zhbllokonte telefonin brenda 40 minutash. Më herët, Associated Press, raportoi se Crooks kishte “foto në telefonin e tij të ish-presidentit republikan, Presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë“.
FBI gjithashtu thuhet se gjeti kërkime për “informacion rreth çrregullimit të madh depresiv” në telefon.