Stili, bukuria dhe hiri mund të shkojnë shumë larg në shumicën e konkurseve të bukurisë, por fituesi i konkursit të parë të bukurisë të krijuar nga AI kishte nevojë për shumë më tepër sesa pamje të bukur.
Kenza Laylie, një influencer marokene e krijuar nga kompjuteri, është bërë fituese e çmimeve Fanvue World AI Creator Awards. Ekipi pas Kenza mundi konkurrencën e 1500 grave të tjera të krijuara nga kompjuteri për të marrë çmimin prej $13,000.
Juria tregoi se ishte e impresionuar nga teknologjia e avancuar që qëndron pas yllit të AI si dhe ‘personaliteti’ i saj bindës. Duke pranuar çmimin, krijuesi i Kenza tha: “Fitimi i Miss AI më motivon edhe më shumë të vazhdoj punën time në avancimin e teknologjisë AI“.
Fanvue World AI Creator Awards u lançuan me qëllimin e krijimit të konkursit të parë të bukurisë për ‘industrinë e influencuesve të fuqizuar nga AI’. Pjesëmarrësit u vlerësuan për paraqitjet e tyre realiste dhe aftësitë teknologjike, si dhe për ndikimin e tyre në mediat sociale. Në vendin e dytë ishte një personazh AI e quajtur Lalina, Instagram i së cilës pretendon se u ofron 93,000 ndjekësve të tyre “imazhe klasike paksa joshëse”.
Në vendin e tretë ishte portugezja Olivia C, një influencer e cila e krijuar nga inteligjencë artificiale që promovon vende të ndryshme anembanë botës. Ndërsa garuesit e tjerë tërhoqën përshtypjen e jurisë, Kenza dallohej nga pjesa tjetër e turmës falë AI-së së saj unike të avancuar dhe 190,000 ndjekësve në Instagram.