Krijuesi i famshëm i videove në YouTube, Jimmy “MrBeast” Donaldson ka arritur një sukses të mahnitshëm që asnjë youtuber tjetër nuk ka arritur ta bëjë më parë. MrBeast është i njohur për videot e tij me ndjekshmëri të lartë që shfaqin sfida shumë të ndryshme nga krijuesit e tjerë të përmbajtjeve, por nuk mund të mos përmenden dhe përpjekjet e tij filantropike në mbarë botën. Kjo përmbajtje e ka ndihmuar atë të rrisë popullaritetin e tij, duke e bërë atë krijuesin me më shumë persona të abonuar në kanalin e tij në platformën e YouTube.
Në vitin 2023, MrBeast tha se donte të bëhej kanali më i ndjekur në YouTube për t’u hakmarrë për PewDiePie ndaj T-Series, i cili dikur mbante titullin si “mbretit të YouTube”. Mbi një vit pasi ndau synimet e tij, MrBeast kaloi me sukses T-Series me mbi 260 milionë abonentë.
Menjëherë pas arritjes së këtij momenti mbresëlënës, MrBeast arriti të arrijë një tjetër: u bë YouTuber-i i parë që arrin 300 milionë abonentë. Ai e ndau njoftimin në X, duke kujtuar kohët kur kishte vetëm 300 abonentë më shumë se një dekadë më parë, madje ndau një video të vjetër nga biblioteka e tij për të festuar momentin historik, duke treguar se sa larg ka arritur gjatë kësaj kohe.
Postimi i MrBeast u bë menjëherë viral në X me mijëra pëlqime, retweet dhe përgjigje që e uronin për arritjen e 300 milionë abonentëve. Disa fansa gjithashtu kanë filluar të spekulojnë nëse MrBeast përfundimisht do të jetë në gjendje të arrijë një miliard abonentë në YouTube.