Temperaturat janë duke u rritur me ardhjen e verës. Vala e fortë e të nxehtit nuk po prek vetëm njerëzit dhe kafshët, por edhe pajisjet elektronike.
Disa përdorues të iPhone tani po raportojnë se iPhone i tyre nuk po karikohet më shumë se 80% dhe janë të shqetësuar. Në të vërtetë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, kjo është në fakt një veçori e krijuar për të ndihmuar në mbrojtjen e pajisjes dhe shëndetin e baterisë së saj.
Pse iPhone im nuk po karikohet më shumë se 80 për qind?
Nëse iPhone juaj nuk po karikohet përtej 80%, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, ka të ngjarë për shkak të nxehtësisë. iPhone-ët janë programuar të ndalojnë karikimin kur pajisja tejkalon kufirin e temperaturës, duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e mundshme të shkaktuara nga mbinxehja.
Si ta zgjidhim këtë problem?
Padyshim që nuk ka zgjidhje më të mirë sesa të prisni që iPhone juaj të ftohet. Pasi të ftohet, karikimi do të rifillojë automatikisht, pa kërkuar asnjë ndërhyrje nga përdoruesi. Nëse jeni dikush që përdor një karikues ëireless, kaloni në një karikues me tela, të paktën gjatë verës, ose karikoni pajisjen gjatë natës, kur temperatura e ambientit do të jetë shumë më e ulët.
Dikush mund të parandalojë edhe mbinxehjen e telefonit duke e karikuar në një vend më të freskët, ndoshta me ajër të kondicionuar. Në disa raste, heqja e kasës do të ndihmojë gjithashtu në shpërndarjen më të mirë të nxehtësisë, dhe këshillohet që të karikoni pajisjen duke hequr kasën mbrojtëse.
Çfarë nuk duhet të bëni?
Mediat sociale janë të mbushura me meme që përshkruajnë ftohjen e një telefoni inteligjent duke përdorur kube akulli, vendosjen e tij brenda një frigorifer, zhytjen e pajisjes në një pishinë dhe madje edhe përdorimin e tyre nën ujë. Mos i bëni këto gjëra me smartfonin tuaj, edhe nëse ato janë të certifikuara për rezistencë ndaj ujit.