Platforma iMessage e Apple është një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në iPhone dhe kompania sjell funksione të reja pothuajse çdo vit. Duket se aplikacioni iMessage në iPhone përmban një shërbim që ka mbetur i fshehtë për shumicën e përdoruesve.
Në thelb, ky shërbim i lejon përdoruesit të vendosin emoji njëra mbi tjetrën për të krijuar një sticker që mund ta ndajnë me miqtë dhe familjen e tyre. Nëse dhe ju nuk dinit për ekzistencën e këtij shërbimi, shikoni se si funksionon në iPhone tuaj me iOS 17.
Funksioni i zbuluar së fundmi është goxha i ngjashëm me kuzhinën e emoji-ve në Android, por shumë më i thjeshtë. Megjithatë, ka edhe dallime kryesore. Për shembull, shërbimi i Android krijon një emoji krejt të ri, ndërsa në iPhone, aplikacioni iMessage thjesht vendos një emoji mbi tjetrin për të krijuar një sticker. Është me të vërtetë befasuese se si ky shërbim ka mbetur i pazbuluar prej kohësh nga përdoruesit e iPhone.
Nëse jeni të interesuar ta provoni vetë, duhet të përdorni aplikacionin iMessage të Apple, pasi nuk funksionon në mesazhet standarde SMS. Gjëja e parë që duhet të bëni është t’i dërgoni një emoji anëtarit të familjes ose mikut tuaj. Tani, gjithçka që duhet të bëni është të hapni tastierën, të zgjidhni një emoji tjetër dhe ta mbani shtypur atë emoji mbi emoji-n që i dërguat më parë marrësit. Ju mund ta përsërisni procesin me emoji të shumta për të krijuar një sticker.