Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Cilin duhet të zgjidhni midis Samsung Galaxy S24, S24+ dhe S24 Ultra
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Cilin duhet të zgjidhni midis Samsung Galaxy S24, S24+ dhe S24 Ultra
Mobile

Cilin duhet të zgjidhni midis Samsung Galaxy S24, S24+ dhe S24 Ultra

Një guidë nga Geek Room që duhet të lexoni para se të bëni blerjen tuaj

Last updated: 17 Shkurt, 2024 6:34 pm
Ndaj
4 Min lexim

Nëse ju e keni të vështirë të vendosni se cili smartphone Galaxy nga seria S24 është i duhuri për ju, Geek Room do jua lehtësojë disi punën duke ju treguar diferencat kryesore midis Galaxy S24, S24+ dhe S24 Ultra.

Samsung Galaxy S24

Forma dhe madhësia

Galaxy S24 dhe S24+ kanë një formë me kënde të rrumbullakosura, ndërkohë që S24 Ultra vjen me një formë drejtkëndore. S24 është pajisja më e lehtë dhe më e vogël e serisë, që peshon 168g dhe ka një ekran me madhësi 6.2”, ndërsa S24+ dhe S24 Ultra kanë ekran më të madh 6.7” dhe 6.8” që peshojnë 197g dhe 233g respektivisht.

Përveç madhësisë, ekrani i S24 Ultra ka një avantazh ndaj ekraneve të tjera për shkak të panelit Gorilla Armor, që është shumë më pak reflektiv nën ndriçimin direkt të dritave apo diellit.

Samsung Galaxy S24 Ultra

Kamerat

Galaxy S24 dhe S24+ ndajnë të njëjtat kamera në pjesën e pasme, një kryesore 50MP me OIS, një ultrawide 12MP dhe një telephoto 3x 10MP. Galaxy S24 Ultra përdor 2 nga këto kamera, atë ultrawide dhe telephoto, por si lente kryesore përdor atë 200MP me OIS dhe shton një tjetër lente 50MP telephoto me zmadhim optik 5x.

Për sa i përket regjistrimit të videove, të 3 modelet mund të regjistrojnë në rezolucion 8K 30fps.

Samsung Galaxy S24+

Performanca

Për performancën midis smartphone-ve nuk keni pse të shqetësoheni shumë, pasi që të treja pajisjet janë të fuqizuara nga i njëjti procesor, Snapdragon 8 Gen 3 në tregun amerikan ose Exynos 2400 në tregun ndërkombëtar (S24 Ultra vjen vetëm me Snapdragon 8 Gen 3).

S24 vjen me 2 opsione memorie: 8GB RAM, 128GB/256GB memorie të brendshme.
S24+ vjen gjithashtu me 2 opsione memorie, por në këtë smartphone janë 12GB RAM të kombinuara me 256GB/512GB memorie të brendshme, ndërkohë që S24 Ultra mund të ofrojë deri në 1TB memorie të brendshme.

Të 3 smartphone-t janë të pajisur me aftësitë e reja të inteligjencës artificiale si Circle to Search, Object Eraser dhe shumë shërbime të tjera.

Samsung Galaxy S24 Ultra

Diferenca të vogla në madhësinë e baterisë

S24, S24+ dhe S24 Ultra vijnë me madhësi të ndryshme baterish, respektivisht 4,000mAh, 4,900mAh dhe 5,000mAh. S24 dhe S24+ kanë patur një rritje të vogël në kapacitetin e baterisë në krahasim me serinë paraardhëse, ndërkohë që bateria në S24 Ultra nuk ka ndryshuar. Shpejtësia e karikimit është gjithashtu në varësi të modelit.

S24 karikohet me shpejtësi deri në 25W, ndërkohë që S24+ dhe S24 Ultra mund të karikohen në 45W, por karikuesen duhet ta blini veçmas pasi nuk vjen më në kutinë e smartphone-it.

Për sa i përket karikimit wireless, të gjitha pajisjet karikohen në shpejtësinë 15W dhe mund të karikojnë pajisjet e tjera përmes Wireless Power Share në 7.5W.

Samsung Galaxy S24, Samsung Galaxy S24+, Samsung Galaxy S24 Ultra

Cili Galaxy është i duhuri për ju?

Nëse dëshironi të mbani shënime përmes një stilolapsi, të shkrepni fotografi nga distanca apo të shikoni filma në ekranin më të madh, atëherë S24 Ultra.

Nëse dëshironi një telefon të madh që balancon fuqinë, performancën e baterisë dhe eksperiencën e mirë të përdorimit mund të zgjidhni S24+.

Nëse dëshironi të gjitha përfitimet e Snapdragon 8 Gen 3 në një format sa më të vogël të mundshëm, Galaxy S24 është i duhuri për ju.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Qytetarët e Singaporit mbi 40 vjeç do të përfitojnë një bursë prej gati $3,000 për të marrë pjesë në kurse të ndryshme
Tjetra Kamerat e pasme mund të vendosen në një “pozicion të ri” në iPhone 16

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Xiaomi dhe Leica Camera lajmërojnë fillimin e një bashkëpunimi strategjik afatgjatë

24 Maj, 2022
Science

Shkencëtarët përdorin për herë të parë qelizat e lëkurës për të krijuar vezë të fertilizueshme

1 Tetor, 2025
Mobile

Pagesat dhe transfertat e parave tashmë edhe me WhatsApp

16 Qershor, 2020
Mobile

OnePlus 11 sapo është prezantuar me 16GB RAM dhe Snapdragon 8 Gen 2

7 Shkurt, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?