Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Asus do të prezantojë një laptop GoPro
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullatori Italian gjobit me €98.6 milionë Apple për shkeljet anti-trust në App Store
    22 Dhjetor, 2025
    Apple mbështetet sërish tek Samsung pas rritjes së çmimeve të memorieve RAM
    22 Dhjetor, 2025
    Micron thekson se kriza e RAM do të vazhdojë përtej 2026
    22 Dhjetor, 2025
    Sateliti Starlink shpërthen në pjesë të vogla të cilat po bien në Tokë
    22 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
    Një bug në iOS 26 vendos një filtër të kuq mbi fotot e shkrepura nga një Android
    17 Dhjetor, 2025
    Samsung do të prodhojë 11 milionë panele LED për iPhone-in e parë të palosshëm
    15 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Teleskopi James Webb zbulon një planet të çuditshëm që sfidon logjikën
    22 Dhjetor, 2025
    Këto janë valixhet “Kuq e Zi” që vijnë nga bashkëpunimi më i ri mes FSHF dhe Samsonite
    22 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët tregojnë se sa kilogramë mund të shtoni gjatë festave të fundvitit
    18 Dhjetor, 2025
    Krijohet anija më e madhe në botë tërësisht elektrike me bateri që peshon 275 ton
    18 Dhjetor, 2025
    Kanadaja dhe Shqipëria hapin qiejt: Një marrëveshje historike për transportin ajror
    18 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Drejtuesit ekzekutivë bombardohen nga pyetjet e Senatit amerikan, ndërsa Zuckerberg kërkon falje për të gjithë viktimat e bullizimit kibernetik
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Drejtuesit ekzekutivë bombardohen nga pyetjet e Senatit amerikan, ndërsa Zuckerberg kërkon falje për të gjithë viktimat e bullizimit kibernetik
Tech

Drejtuesit ekzekutivë bombardohen nga pyetjet e Senatit amerikan, ndërsa Zuckerberg kërkon falje për të gjithë viktimat e bullizimit kibernetik

Last updated: 3 Shkurt, 2024 11:00 am
Ndaj
3 Min lexim

Një grup drejtuesish të lartë të mediave sociale u përballën me pyetje intensive nga një komitet i bashkuar i Senatit të mërkurën në lidhje me rreziqet e shëndetit mendor që paraqesin platformat e tyre jashtëzakonisht të njohura për të rinjtë — si dhe akuzat se kompanitë e tyre nuk kanë arritur të mbrojnë fëmijët nga shfrytëzimi dhe abuzimi.

Komiteti Gjyqësor i Senatit, në një seancë dëgjimore që synonte të nxiste mbështetjen për legjislacionin federal për të mbrojtur fëmijët nga bota në internet, gjithashtu dëgjoi të mërkurën deklaratat e Linda Yaccarino e X, Shou Chew i TikTok, Evan Spiegel i Snap dhe Jason Citron i Discord.

Përgjatë katër orëve të marrjes në pyetje përpara Komitetit Gjyqësor të Senatit, CEO-t e disa prej platformave dixhitale më të përdorura në botë pranuan mangësitë dhe theksuan përpjekjet që kanë bërë për t’i përmirësuar ato. Senatorët sulmuan CEO-t për përpjekjet lobuese që ata thanë se kanë penguar legjislacionin federal dhe shpesh kanë marrë duartrokitje të forta nga familjet e fëmijëve që vdiqën pasi u futën në grackën e disa nga anëve më të errëta të rrjeteve sociale.

Dhe në një moment të jashtëzakonshëm, CEO i Meta Mark Zuckerberg u ngrit në këmbë për t’iu drejtuar atyre familjeve me një falje të drejtpërdrejtë për atë që ata kanë duruar. Por seanca përfundimisht la një pyetje të madhe pa përgjigje: edhe duke pasur parasysh konsensusin dypartiak të parë midis senatorëve, a do të përpiqet Kongresi të vendosë rregullore të reja në këto platforma — dhe nëse po, për çfarë qëllimi?

Kishte dhe momente tensionuese, si përshembull pas deklaratës së senatores Lindsey Graham: “Zoti Zuckerberg, ju dhe kompanitë para nesh – e di që nuk e doni të jetë kështu, por ju keni gjak në duart tuaja“. Ky koment nxiti duartrokitje nga familjet, të cilët mbanin fotot e fëmijëve të tyre. “Ju keni një produkt që po vret njerëz,” shtoi Graham.

Graham pranoi dhe anët pozitive të mediave sociale, por tha se “ana e errët nuk është trajtuar ende“.

Ndërsa secili prej drejtuesve të kompanisë tha se do të bashkëpunonte për krijimin e një legjislacioni, ata kryesisht nuk treguan konsensus të mbështetjes për projektligjet e ndryshme që po shtyheshin nga ligjvënësit. Yaccarino e X tha se ajo mbështet Aktin SHIELD, i cili do të lejojë ndjekjen penale të njerëzve që ndajnë imazhet private të të tjerëve në internet pa pëlqim, dhe Aktin Stop CSAM, një projektligj për të goditur përhapjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Meta lë pas periudhën më të keqe në histori – përfitimet u trefishuan dhe u realizua shpërndarja e dividendëve për herë të parë
Tjetra Google Maps po pajiset me shërbime të inteligjencës artificiale

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Asus do të prezantojë një laptop GoPro
Tech
22 Dhjetor, 2025
OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
Mobile
22 Dhjetor, 2025
Rregullatori Italian gjobit me €98.6 milionë Apple për shkeljet anti-trust në App Store
Tech
22 Dhjetor, 2025
Teleskopi James Webb zbulon një planet të çuditshëm që sfidon logjikën
Entertainment
22 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Samsung prezanton Wildlife Watch, programin kundër gjuetisë së paligjshme në Afrikën e Jugut

5 Tetor, 2023
Tech

Modelet gjeneruese të AI po grumbullojnë informacione nga çdo cep i internetit, duke përfshirë këtu dhe informacionet tona pubike dhe private

2 Dhjetor, 2023
Tech

Përdorni këto 5 formulime për të gjeneruar ide inovative në ChatGPT

14 Prill, 2024
Tech

Kështu duket Coronavirus në mikroskop

20 Shkurt, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?